Kërkimi Shkencor ne FSHN

Së bashku me mësimdhënien veprimtaria kërkimore shkencore është detyrë e të gjithë stafit akademik të fakultetit. Një punë e tillë që të funksionojë sa më mirë duhe  të jetë edhe e matshme. Detyrë bazë ne këtë drejtim e çdo anëtari të stafit akademik është kualifikimi i mëtejshëm. Fakulteti ynë është nga të parët në këtë drejtim dhe kjo si rrjedhojë e punës disavjeçare të pedagogëve të këtij fakulteti. 

Veprimtaria kërkimore shkencore e FSHN-së është përqendruar në këto drejtime kryesore:

1 - Përmirësimi i kurrikulave në të tre nivelet e studimit;
Janë përmirësuar të gjitha kurrikulat janë përgatitur kurrikula të reja në nivelin e tretë të studimit.
2 - Botime në organe shkencore brenda dhe jashtë vendit;
   - Probleme të mësimdhënies së matematikës
   - Probleme të mësimdhënies së biologjisë dhe kimisë
3 - Hartime dhe botime tekstesh universitaredhe monografi;
4 - Udhëheqje doktoraturash dhe mbrojtje doktoraturash;
5 - Shkëmbime përvojash;
Programi CEEPUS e disa programe të tjera
6 - Pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare;
- Pjesëmarrje në konferencën ndërkombetare DPG2010, Regensburg, Gjermani
- Pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare per Fiziken ne Vlorë
- Pjesëmarrje në konferencën ndërkombëare të Institutit Albashkenca,
Konferencë
- Pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare të ISTI2012,Fakulteti Ekonomik, Tiranë,
7 - Organizim konferencash;
- Probleme në fushën e mjekësisë për rajonin dhe më gjerë, Konferenca e III Mjekësore Rajonale
-  Rezultate në fushën e algjebrës dhe analizës funksionale dhe impakti i tyre në mësimdhënie. Konferencë ndërkombëtare
8 - Seminare shkencore didaktike dhe informacione shkencore;
9 - Projekte dhe studime në terren;
- Vijimësi për studime mjedisore, florën dhe faunën Ekspedita në terren dhe projekte
- Ecuria e veprimtarisë shkencore dhe kualifikimet përkatëse. Informacion-analizë
- Veprimtari eksperimentuese dhe faktmbledhëse. Informacion-përgatitje për doktoraturë
- Studimi mjedisor dhe i biodiversitetit të liqeneve Funar, Gjinar, Shebenik.
10 – Udhëheqje tema diplomash.

Read more...

Qendra Kërkimore Shkencore Eksperimentale

Në strukturën e Qendës së kërkimit dhe zhvillimit veçojmë Laboratorin Kërkimor Shkencor Eksperimental në mjediset e ish-Kombinatit Metalurgjik, i cili ka një përvojë disavjeçare në kryerjen e analizave dhe testimeve laboratorike.
Personeli i  Laboratorit Kërkimor Shkencor Eksperimental.          

  1. Nikoleta Kostandini     Përgjegjës Laboratori
  2. Agim Shaho               Teknik
  3. Ligor Prifti                  Teknik