QSAB

Këshilli i Fakultetit të Shkencave Humane, më 03.03.2011 vendosi krijimin e Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe Ballkanologjike (QSAB) pranë këtij fakulteti.

Disa nga misionet dhe qëllimet e saj:

Qëllimi i QSAB-së është të nxisë kërkimet rreth dukurive me karakter shqiptar dhe me karakter të ballkanizuar përgjatë historisë, 
duke krijuar mundësi debati shkencor midis shkollave kombëtare të kërkimit në rajon dhe përfaqësuesve individualë të tyre.

QSAB-ja synon të veprojë në këto fusha: antropologji, arkeologji, histori, etnologji, folklor, gjuhë, letërsi, arti, qytetërim, besim dhe fusha të tjera.

Në fokusin e hulumtimeve të saj QSAB-ja do të studiojë veçmas ndikimet e kulturave të lashtësisë antike, të gjalla e të vdekura, duke përfshirë dhe ndikime të kulturave joballkanike (egjiptiane, hebraike, fenikase, etruske, mesdhetare).

QSAB-ja do të organizojë ekspedita në terren, kërkime në arkiva, shkëmbime botimesh,

nisma institucionale për probleme të pazgjidhura shkencore, konferenca, botime, ekspozita, promovime dhe veprimtari të tjera

QSAB-ja do të ketë si qëllim studimin e dukurive kulturore shqiptare të shfaqura në hapësirën shqiptare gjatë shekullit të kaluar,
nën ndikimin e faktorëve gjeopolitikë që realisht rezultuan veprues.

Përbërja e qendrës dhe organet drejtuese

Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Ballkanologjike do të funksionojë në tri seksione:i studimeve albanologjike, 
për trashëgiminë kulturore dhe ballkanologjike, me këtë organigramë:

1. Sektori i studimeve albanologjike

Kryetar prof.as.dr. Kujtim Bevapi

Anëtarprof.dr. Roland Gjini

Anëtar prof.dr. Emine Sadiku

Anëtar dr. Albert Riska

Anëtar prof.as.dr. Tomor Plangarica

2. Sektori i studimeve për trashëgiminë kulturore

Kryetarprof.as.dr. Ylli Cerova

Anëtarprof.as.dr. Hysen Shabanaj

Anëtarprof.dr. Vilson Kuri

Anëtar prof.dr. Arqile Bërxholi

Anëtar Riza Hasa

3. Sektori i studimeve ballkanologjike

Kryetarprof.as.dr. Blerina Suta

Anëtarprof.dr. Roland Gjini

Anëtarprof.as.dr. Liman Varoshi

Anëtardr. Albert Riska

Anëtar Majlinda Peza

Drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe Ballkanologjike pranë Fakultetit të Shkencave Humane të UE “A.Xhuvani” është

prof.as.dr. Kujtim Bevapi