Fakulteti i Shkencave Humane, projektet e kërkimit

I.Konferenca shkencore “Mahir Domi – personalitet i gjuhësisë shqiptare”

KOHA

Konferenca është njëditore, më datë 7 dhjetor 2010, dhe në të janë parashikuar leximi i 30 kumtimeve.

Organizatorët

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, departamenti i gjuhës

Universiteti “A.Xhuvani”, Fakulteti i Shkencave Humane.

Qëllimet:

1. Të evidentojë vlerat shkencore dhe më tej edhe njerëzore të prof.Domit.

2. Të spikaten kontributet e tij në fushat e gjuhësisë, ku ai ka vënë themelet me punën e vet.

3. Të përqaset mendimi shkencor tradicional dhe ai i ri në shkencën gjuhësore shqiptare dhe të spikasë kontributin e prof.M.Domit si pararendës i ndryshimeve.

4. Të familjarizojë studentët (të të dyja cikleve) e gjuhësisë me termat, fushat dhe projektet e hulumtimit në fushë të gjuhësisë, arritjet e shkencës gjuhësore shqiptare dhe sfidat e saj për të sotmen.

 

PLANI I VEPRIMTARISË

- Seanca plenare, teatri i Universitetit “A.Xhuvani”, salla 107

-  sesionet shkencore në dy panele:

“Mahir Domi dhe kontributi në fushë të gramatikës”

“Mahir Domi dhe kontribute në fusha të tjera të gjuhësisë dhe filologji

Kumtimet janë parashikuar të jenë rreth 30-35 dhe pjesëmarrësit janë nga universitete të ndryshme: të Shkodrës, Tiranës, Korçës, Gjirokastrës etj. 

Gjithashtu pjesëmarrës në konferencë do të jetë edhe:

II.Evidentimi dhe rivlerësimi i gjurmëve të rrugës “Egnatia”

Grupi i punës: Drejtor i projektit dr. Albert Riska, gjuhëtar, UE

 Prof.dr. Mario de Matteis, gjuhëtar, UE

 Riza Hasa, arkeolog, UE

 Teuta Toska, gjuhëtar, UE

 Vjollca Asllani, sekretar i projektit, UE

 Lira Ballhysa, skicografe, UE

Qëllimet:

1. Të evidentojë vlerat arkeologjike të segmentit shqiptar të rrugës “Egnatia”

2. Të rivlerësohen këto gjetje, të bëhen të vizitueshme për të tërhequr vizitorët e ndryshëm.

3. Të mblidhet material etnogjuhësor për ta studiuar në pikëpamje etimologjike dhe etnolinguistike, për të shkuar mundësisht tek rrënjët e burimet gjuhësore për të pasur një përfytyrim për historinë e zonave në fjalë

4. Të familjarizojë studentët (të të dyja cikleve) e historisë dhe të gjuhësisë me punët kërkimore në terren në fushën e dialektologjisë dhe të arkeologjisë, si edhe përpunimin e gjetjeve gjuhësore - arkeologjike

5. Të vijojë traditën e studimeve gjuhësore nga dijetarët e trevës së Elbasanit

Llojet e veprimtarive

1. Ekspedita gjuhësore me studentë

2. Sistemim dhe ndriçim objektesh të zbuluara Ad Quintum, Ura e Fatishës etj.

3. Gërmime arkeologjike (Terma e Shalësit, Guri i Lterit në Funar,

4. Mbledhje e materialit etnogjuhësor në zonën e Petreshit dhe zonën e Valëshit

Plani i veprimtarive

- ekspedita njohëse me grupin e punës

- ekspeditat gjuhësore me studentë

- gërmime arkeologjike

- përpunimi i materialit gjuhësor dhe e materialit fotografik

- organizimi i ekspozitës fotografike me gjetjet dhe rezultatet e gërmimeve

- publikimi i të dhënave në internet

III. INSTALIMI I REALIZMIT SOCIALIST NË SHQIPËRI

 Grupi i punës:Drejtor i projektit dr. Ilir Yzeiri UE

 Prof.as.dr. Aurel Plasari

Prof. dr. Shaban Sinani

Prof. dr. Emine Sadiku

Prof.as.dr. Tomor Plangarica

 Qëllimi i projektit

- nëpërmjet studimeve monografike dhe përgatitjes së vëllimeve dokumentare, të ndriçohen aspekte thelbësore të periudha të ndryshme të historisë shqiptare,

- të vihet në qarkullim shkencor një informacion i ri i panjohur, me rëndësi për trajtime të reja dhe objektive të proceseve e ngjarjeve historike të epokave të ndryshme, duke nisur nga mesjeta e vonë e deri në ditët tona.

- Studime të tilla, si dhe baza e gjerë dokumentare, do të shërbejnë si për avancimin e studimeve historike për periudha, procese dhe ngjarje të veçanta, ashtu edhe për përsosjen metodologjike të historiografisë së letërsisë shqiptare në përgjithësi.

 

Plani i veprimtarive

- mbledhja e materialit në arkiv dhe në bibliotekë

- seleksionimi i materialit dhe përgatitja për Kolokuiumin

- Organizimi i Kolokuiumit

- Përgatitja për botim e akteve të Kolokuiumit

- Përgatitja për botim e monografisë “Instalimi i realizmit socialist në Shqipëri”.

- Njohja me kontributet e projektit, bërja publike para studentëve e kontributeve të projektit

 

IV. TERMINOLOGJIA GJUHËSORE: PROBLEME

Organizatorët

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, departamenti i gjuhës

Universiteti “A.Xhuvani”, Fakulteti i Shkencave Humane

 

Qëllimi i projektit

- të shpalosë panoramën e problematikës që lidhet me terminologjinë në gjuhësinë shqiptare në realitetin e ndryshimit të këtij fillimshekullit

- të nxisë diskutimin me përpjekje për marrëveshje në përdorimin e termave në fusha tradicionale me qasje të reja dhe në fusha studimit të reja

- të nxisë debatin teorik dhe diskutimin shkencor në fushë të konvencionit të metagjuhës

- të familjarizojë studentët dhe kërkuesit e rinj me kahjet e terminologjisë gjuhësore dhe realitetin e ndërlikuar të saj, jo vetëm në gjuhësinë shqiptare

 

Plani i veprimtarive

- Organizimi i një seminari në formën e tryezave të rrumbullakëta, ku do të diskutohet terminologjia e fushave të ndryshme të kërkimit gjuhësor.