Manual për hartimin e mikrotezës për studentët e masterit

Departamenti i gjuhësisë, për t’u ardhur në ndihmë studentëve të ciklit të dytë, master i shkencave, ka përgatitur një manual për hartimin e mikrotezës. Këtë manual me komentet përkatëse dhe orientuese për studentët, e gjeni të plotë në linkun e mëposhtëm.

Manual për hartimin e mikrotezës

QENDRA KËRKIMORE E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE DHE BALLKANOLOGJIKE

Qendra kërkimore e studimeve albanologjike dhe ballkanologjike (QSAB) krijohet pranë Fakultetit të Shkencave Humane të Universitetit “A.Xhuvani: të Elbasani, si një strukturë shkencore autonome me karakter ndërdisiplinor dhe ndërballkanik. Qëllimi i QSAB-së është të nxisë kërkimet rreth dukurive me karakter shqiptar dhe me karakter të ballkanizuar përgjatë historisë, duke krijuar mundësi debati shkencor midis shkollave kombëtare të kërkimit në rajon dhe përfaqësuesve individualë të tyre. QSAB-ja synon të veprojë në këto fusha: antropologji, arkeologji, histori, etnologji, folklor, gjuhë, letërsi, arti, qytetërim, besim dhe fusha të tjera.

Shkarkoni pdf

QSAB

Këshilli i Fakultetit të Shkencave Humane, më 03.03.2011 vendosi krijimin e Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe Ballkanologjike (QSAB) pranë këtij fakulteti.

Disa nga misionet dhe qëllimet e saj:

Qëllimi i QSAB-së është të nxisë kërkimet rreth dukurive me karakter shqiptar dhe me karakter të ballkanizuar përgjatë historisë, 
duke krijuar mundësi debati shkencor midis shkollave kombëtare të kërkimit në rajon dhe përfaqësuesve individualë të tyre.

QSAB-ja synon të veprojë në këto fusha: antropologji, arkeologji, histori, etnologji, folklor, gjuhë, letërsi, arti, qytetërim, besim dhe fusha të tjera.

Në fokusin e hulumtimeve të saj QSAB-ja do të studiojë veçmas ndikimet e kulturave të lashtësisë antike, të gjalla e të vdekura, duke përfshirë dhe ndikime të kulturave joballkanike (egjiptiane, hebraike, fenikase, etruske, mesdhetare).

Read more...

Fakulteti i Shkencave Humane, projektet e kërkimit

I.Konferenca shkencore “Mahir Domi – personalitet i gjuhësisë shqiptare”

KOHA

Konferenca është njëditore, më datë 7 dhjetor 2010, dhe në të janë parashikuar leximi i 30 kumtimeve.

Organizatorët

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, departamenti i gjuhës

Universiteti “A.Xhuvani”, Fakulteti i Shkencave Humane.

Qëllimet:

1. Të evidentojë vlerat shkencore dhe më tej edhe njerëzore të prof.Domit.

2. Të spikaten kontributet e tij në fushat e gjuhësisë, ku ai ka vënë themelet me punën e vet.

3. Të përqaset mendimi shkencor tradicional dhe ai i ri në shkencën gjuhësore shqiptare dhe të spikasë kontributin e prof.M.Domit si pararendës i ndryshimeve.

4. Të familjarizojë studentët (të të dyja cikleve) e gjuhësisë me termat, fushat dhe projektet e hulumtimit në fushë të gjuhësisë, arritjet e shkencës gjuhësore shqiptare dhe sfidat e saj për të sotmen.

Read more...