Kërkimi shkencor

Qëndra e Kërkimore dhe Zhvillim
Lektorët e Fakultetit të Infermierise kanë botuar disa tekste dhe janë në proces botimi te disa te tjerëve. Lektorët e te dy Departamenteve vazhdimisht kanë publikuar punimet e tyre cilësore në revista shkencore, qoftë si autore dhe bashkautorë. Po ashtu kanë marrë pjesë dhe referuar vazhdimisht në Konferencat qe Fakulteti yne ka organizuar, ne Konferenca te tjera Kombetare dhe Nderkombetare, ne Ëorkshope dhe seminare të zhvilluara etj.

Laboratorë shkencat mjekesore

Fakulteti ka në dispozicion 3 laboratore që janë:
1.Laboratori I Lëndeve Paraklinike dhe Klinike, ku përfshihen lëndët Anatomi, Biokimi, Mikrobiologji, Fiziologji, Anatomi Patologjike, Histologji etj, ku me anë të mikroskopëve mund të shohin ndërtimin e qelizës,reaksione të ndryshme biokimike me reagent të ndryshëm, dhe praktikimi i studenteve me pjeset plastike te organeve dhe kockave te njeriut.
2.Laboratori i Infermieristikës. Ketu studentët praktikojnë të gjitha procedurat infermieristike, nga ana praktike me manikina të ndryshëm për të perfituar provojën që të jenë te aftë të manipulojnë me pacientët nëpër reparte spitalore dhe qendra diagnostikuese ku nevojiten procedurat Infermieristike.
3.Laboratori I Fizioterapise ku studentët ushtrojnë praktikimin për aftësimin e teknikave manuale të masazhit etj.

Konferenca e VII-te Mjeksore

Posteri

Zhvillohet konferenca Kombëtare , “Telekomunikimi ne Mjekesi”

Pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin e Elbasanit, është zhvilluar konferenca kombëtare shkencore me temë “Telekomunikimi në Mjekësi”. Kjo konferencë ka qenë e para me këtë tematikë e organizuar në një ambient universitar, duke përbërë një risi në këtë drejtim, përsa i përket rolit të telekomunikimit në fushën e mjekësisë, në funksionin e dhënies së shërbimit shëndetësor në nivel maksimal.

Duke përshëndetur këtë konferencë Rektori i Universitetit të Elbasanit Prof.Dr. Skender Topi, ka theksuar se inisiativa të tilla janë një ndihmesë e madhe në mënyrë të veçantë në punën e përditshme të qendrave spitalore në vend. Ai ka theksuar se ka qenë objektiv i përhershëm i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, që konferencat shkencore të zhvilluara pranë tij, të kenë një impakt të drejtpërdrejtë në sistemin shëndetësor, për të mos mbetur vetëm studime të shkruara në letër dhe pa koherencë.  

Gjithashtu të pranishmit i përshëndeti edhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike Prof.Asc.Dr. Shkëlqim Hidri, i cili theksoi faktin se tashmë organizimi i konferencave të tilla pranë këtij fakulteti është kthyer në një traditë mjaft pozitive.

Në këtë konferencë kanë qenë pjesmarrës edhe disa profesorë të huaj eminenca, si Profesor Maurizio Giuliani, Profesor Pietro Leocato dhe Profesor Vittorio Calvisi, të cilët me referimet e tyre bashkëkohore, ishin një vlerë e shtuar duke e rritur ndjeshëm nivelin akademik të saj.

Po ashtu gjatë konferencës ekspertët e sistemit të informacionit për Shëndetin Publik-SISP, qendër e cila operon prej 10 vjetësh në informatizimin e të dhënave mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë, ofruan një ponoramë të sistemit, që nga pranimi  i pacientëve e deri në daljen e tyre nga spitali.

Ne vazhdim, stafi akademik i Fakultetit te Shkencave Mjekesore Teknike, se bashku me stafin mjekesor te Spitalit Rajonal "Xhaferr Kongoli" Elbasan, ofruan pikepamjet e tyre persa i perket te  dhenave aktuale dhe idete per zhvillimin e telekomunikimit ne mjekesi, si nje instrument qe duhet aplikuar ne nivel kombetar.

 

Zhvillohet Konferenca e III Kombëtare Infiermerore

Ka zhvilluar punimet në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në Elbasan, Konferenca e 3 Kombëtare Infiermerore, organizuar nga ky fakultet dhe qendra spitalore “Xhaferr Kongoli”. Duke hapur punimet e kësaj konference Dekani i Fakultetit Prof.Dr. Skënder Topi, në praninë edhe të Rektorit të Universitetit të Elbasanit, Prof.Dr Liman Varoshi, ka theksuar edhe njëherë punën që po bëhet në fakultet dhe në gjithë Universitetin, në drejtim të përmirsimit të vazhdueshëm të proçesit të kërkimit shkencor.  Prof.Dr. Skënder Topi ka theksuar se konferenca të tilla, kanë një impakt të drejtpërdrejtë përsa i përket këtij aspekti, pasi ato shërbejnë që pjesmarrësit jo vetëm të prezantojnë studimet e tyre, por edhe ti diskutojnë këto studime me kolegët dhe të bashkëveprojnë në fushat e përbashkëta për të dhënë një kontribut të posaçëm, në zhvillimet infiermeristike të vend. Edhe drejtoresha e qendrës Spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan, Desantila Tahiraj, ka vlerësuar këtë konferencë edhe si një kontribut real, në përmirsimin e cilësisë dhe shërbimit infiermeror në institucionin që ajo drejton, duke qenë se bashkëpunimi me Universitetin është i vazhdueshëm dhe konkret. 

Më pas konferenca ka vazhduar me prezantimin e studimeve shkencore të përgatitura nga pjesmarërsit në të.