Shpallje konkursi për personel akademik me kohë të plotë në departamentin e Lëndëve Klinike dhe Paraklinike

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike  në Universitetin e Elbasanit “A. Xhuvani”, për nevojat e tij  në Departamentin e Lëndëve Klinike dhe Paraklinike për vitin akademik 2016-2017, shpall konkurs për 1 (një)  personelakademiki me kohë të plotë.

Kriteret për konkurim janë:

1.Të ketë përfunduar studimet universitare në Universitetet brenda ose jashtë vendit në Mjekësi e Përgjithshme/farmaci. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MAS.

2.Të jetë diplomuar në profilin mjekësi e përgjithshme/farmaci, me notë mesatare mbi 8.5.

3.Të ketë kurse kualifikimi brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse. 

4.Të ketë/jetë pjesëmarrëse në fushën e kërkimit dhe projekteve.

5.Preferohet të ketë bërë publikime në fushën e specialitetit përkatës.

6.Të ketë përvojë në mësimdhënie

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore  të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë  05.10.2016  këto dokumente:

1.Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit)

2.C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi

3.Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar)

4.Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte)

5.Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.

6.Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.

7.Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore

8.Raport mjeko-ligjor

Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t'i nënshtrohen një interviste në departament.

Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën  www.uniel.edu.al/njoftime

 

Njoftim shpallje konkursi per pedagoge me kohe te pjesshme ne Departamentet e Lendeve Klinike dhe Paraklinike dhe te Infiermeristikes, per vitin akademik 2016-2017

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, i Universitetit të Elbasanit“A. Xhuvani”për nevojat e tij shpall konkurs për staf akademik me kohë të pjesshme në Departamentet e Lëndëve Klinike dhe Paraklinike si dhe Departamentin e Infermieristikës për vitin akademik 2016-2017.

Kriteret e përgjithshme për  konkurim janë:

1.Kandidati duhet të këtë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit nëShkenca Mjekësore. Diploma e fituar jashtë duhet të jetë e njohur nga MAS.

2.Të ketë përfunduar studimet Master në Mjekësi e përgjithshme dhe/ose specialitete, Infermieri e Përgjithshme, Fizioterapi, Imazheri, Logopedi, Teknik Laboratori me notë mesatare mbi 8.5.

3.Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore të mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.

4.Të ketë përvojë në fushën e mësimdhënies e të kërkimit shkencor.

5.Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda ose jashtë vendit në fushën e shkencave mjekësore.

6.Preferohet të ketë përvojë akademike dhe botime në revista shkencore.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore  të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 22.09.2016  këto dokumente:

1.Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).

2.C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.

3.Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).

4.Provime, mikroteza etj.

5.Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).

6.Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.

7.Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.

8.Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.

9.Raport mjeko-ligjor.

10.Vërtetim  lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime

Përveç konkurimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament. Aplikantet qe kane dosje prane departamentit dhe burimeve njerezore, do te bejne vetem rifreskimin e saj, duke dorezuar kualifikime te reja qe mund te kene kryer.

Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresë  www.uniel.edu.al/informacione/njoftime

 

Kongresi i VIII Ndërkombëtar Mjekësor Multidisiplinor

Organizohet nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti  “Aleksander Xhuvani” - Elbasan, Qendra Spitalore “Xh.Kongoli” - Elbasan, Universiteti i Akuilës Departamenti “Shkencave Mjedisore, Jetës dhe Shëndetit ”- Itali, Fondacioni Dott. Paolo Venezia-Itali. Elbasan në datat 27-28- 29 Maj 2016.Per me shume info klikoni ketu