Historiku i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.

Fakulteti i Shkencava Mjekësore Teknike (dikur Shkollë e Lartë e Infermierisë) është hapur në vitin akademik 2001-2002, me nje dege Infermieri e Përgjithshme. Cikli i studimit ishte 3.5 vite akademike. Stafi akademik dhe ai mbështetës zhvillonte aktivitetin ne një departament. Numri i stafit Akademik të brendshëm dhe të jashtëm ishte i kufizuar. Stafi mbështetës përbëhej nga një sekretare mësimore dhe një laborant. Pranimet e studenteve të rinj në fakultet bëheshin në bazë të një konkursi pranimi ku kandidati për student pyetej për njohuritë e marra në lëndët e kimisë dhe biologjisë. Duke parë nevojat e tregut u hapën me kalimin e viteve programe të reja studimi si: Infermieri Mami dhe Fizioterapi. Në vitin Akademik 2007-2008 Shkolla e Lartë e Infermierisë bëhet pjesë e Fakultetit të Shkencave të Natyrës si Departamenti i Infermierisë. Në vitin Akademik 2011-2012 dhe në muajin maj 2012 Departamenti i Infermieristikës u kthye në
Fakultetin e Infermierisë me dy departamente të cilët janë:
1) Departamenti i Lëndëve Paraklinike dhe Klinike.
2) Departamenti i Infermieristikës.
Gjatë vitit Akademik 2013-2014 Fakulteti Infermierisë ndryshoi emërtimin në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, si rezultat i hapjeve të programeve të reja të studimit.
Programet e studimit
Studimet në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike nisën me një program studimi në vitin Akademik 2001-2002.
Sot studimet zhvillohen në dy cikle studimi sipas Kartës së Bolonjës.
Në ciklin e parë "Bachelor" kohëzgjatja e studimit 3 vite akademike, në këto programe studimi:

  • Infermieri e Përgjithshme
  • Infermieri Mami 
  • Fizioterapi 
  • Imazheri 
  • Teknik Laboratori 
  • Logopedi

Në ciklin e dytë mastër studimet filluan në vitin Akademik 2011-2012 me një program studimi në MP-Menaxhim Infermierorë. Sot zhvillohen mësime në katër programe studimi.

  • MP-Menaxhim Infermierorë.
  • MP-Infermieri Kirurgjikale.
  • Msc.Infermieri. 
  • Msc. Mami.

Stafi Akademit dhe ndihmës.
2001-2002 1 Pedagog dhe 3 As/Pedagogë, më pas numri i tyre rritet, në vitin 2004 emërohen 5 As/Pedagogë dhe në 2008 pesë të tjerë, pranimi i këtyre të fundit u bë me konkurs.
Aktualisht në ditet e sotme Fakulteti ynë është i përbërë nga një staf Akademik prej 20 lektore (Mjekë dhe Infermierë) një staf ky i kualifikuar ( 1 Prof; 2 Dr, 6 në perfundim doktoraturë dhe 11 Msc). Stafi mbështetës prej 2 Sekretare mësimore dhe 3 laborant (ndihmës tës të procesit mësimorë).
Këshilli i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.
1. Departamenti i INFERMIERISTIKËS.
• Ms. Elona Gaxhja
• Msc. Florenc Piligriu
• Msc. Rajmonda Hida
• Msc. Marsida Duçi
2. Departamenti i LËNDEVE PARAKLINIKE DHE KLINIKE.
• Prof.Dr. Skender Topi
• Dr. Mereme Tusha
• Dr.Shkëlqim Hidri
• Msc.Kace Baushi
• Msc.Manisa Muçi
3. Personeli joakademik 1 anëtar.
• Etleva Sejdini
4. Trupa studentore 1 anëtar
• Ike Kulla
5. Dekani Fakultetit Prof.Dr. Skënder Topi është njëkohesisht kryetari i Këshillit të Fakultetit

  • Kontakti I Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore.

a) Sekretaria mësimore
b) Tel. +35554240055

 

Historiku i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.

Fakulteti i Shkencava Mjekësore Teknike (dikur Shkollë e Lartë e Infermierisë) është hapur në vitin akademik 2001-2002, me nje dege Infermieri e Përgjithshme. Cikli i studimit ishte 3.5 vite akademike. Stafi akademik dhe ai mbështetës zhvillonte aktivitetin ne një departament. Numri i stafit Akademik të brendshëm dhe të jashtëm ishte i kufizuar. Stafi mbështetës përbëhej nga një sekretare mësimore dhe një laborant. Pranimet e studenteve të rinj në fakultet bëheshin në bazë të një konkursi pranimi ku kandidati për student pyetej për njohuritë e marra në lëndët e kimisë dhe biologjisë. Duke parë nevojat e tregut u hapën me kalimin e viteve programe të reja studimi si: Infermieri Mami dhe Fizioterapi. Në vitin Akademik 2007-2008 Shkolla e Lartë e Infermierisë bëhet pjesë e Fakultetit të Shkencave të Natyrës si Departamenti i Infermierisë. Në vitin Akademik 2011-2012 dhe në muajin maj 2012 Departamenti i Infermieristikës u kthye në Fakultetin e Infermierisë me tre departamente të cilët janë:

1) Departamenti i Lëndëve Paraklinike dhe Klinike.

2) Departamenti i Infermieristikës.

3) Qendra e Kërkimit dhe Zhvillimit Mjedisor e Diagnostikues

Gjatë vitit Akademik 2013-2014 Fakulteti Infermierisë ndryshoi emërtimin në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, si rezultat i hapjeve të programeve të reja të studimit.

Programet e studimit 

Studimet në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike nisën me një program studimi në vitin Akademik 2001-2002. 

Sot studimet zhvillohen në dy cikle studimi sipas Kartës së Bolonjës. 

Në ciklin e parë "Bachelor" kohëzgjatja e studimit 3 vite akademike, në këto programe studimi:

Infermieri e Përgjithshme

Infermieri Mami 

Fizioterapi 

Imazheri 

Teknik Laboratori 

Logopedi

Në ciklin e dytë master studimet filluan në vitin Akademik 2011-2012 me një program studimi në MP-Menaxhim Infermierorë. Sot zhvillohen mësime në katër programe studimi.

MP-Menaxhim Infermierorë.

MP-Infermieri Kirurgjikale.

Msc.Infermieri. 

Msc. Mami.

 

Programet e studimit shkencat mjekesore

Programet që ofrohen nga fakulteti në të dyja nivelet janë:

  • Programet e ciklit të parë "Bachelor" me kohë të plotë në këto drejtime.
  • Programe në Infermieri e Përgjithshme 
  • Programe në Infermieri Mami 
  • Programe në Fizioterapi
  • Programe në Teknik Laboratori
  • Programe në Imazheri
  • Programe në Logopedi
  • Programe të ciklit të parë "Bachelor" me kohë të pjesshme.
  • Programe në Infermieri e Përgjithshme.
  • Programe të ciklit të dytë "Master Profesional"
  • Programe në menaxhim Infermieror.
  • Programe në Infermieri Kirurgjikale.
  • Programe të ciklit të dytë "Master I Shkencave"
  • Programe Master Shkencorë në Infermieri
  • Programe Master Shkencorë në Mami

1. Programet Bachelor.
Qëllimi i këtyre programeve është formimi i një figure profesionale fleksibël, e aftë për tí ofruar me ndershmëri dhe profesionalizëm dijet dhe aftësitë e veta në shërbim të shëndetit mendor dhe fizik të popullatës.
Planet e studimit orientuese do ta drejtojnë studentin për marrjen e njohurive:
a. Infermieri e Përgjithshme
b. Infermieri Mami
c. Fizioterapi
d. Imazheri
e. Teknik Laboratori
f. Logopedi

Që mund të shfrytëzohen nga po ai në ambjentet spitalore, rurale apo urbane, në qendra terciare apo dhe në trajtime intensive të pacientëve që u ofrohet shërbimi shëndetësor publik apo dhe jo public.

2. Programet e studimit në ciklin e dytë:
Programi i studimit në "Master i Shkencave - në Infermieri" ka qëllim të pajisë studentët me:
Kompetencë të lartë në njohuritë e etikës dhe deontologjisë profesionale, legjislacionit mjekësor dhe ruajtjen e sekretit profesional;
Njohuri të mira të shërbimit shëndetësor, të higjenës spitalore, trajtimit ambulator dhe hospitalor të pacientëve, përgatitjen operatore dhe ndjekjen post-operatore të tyre, njohjen me aparaturat mjekësore dhe mirëmbajtjen e tyre; ndihmën e parë në urgjencat mjekësore në mjedisin hospitalor dhe jashtë tij.
Aftësi në mënyrën e komunikimit midis kolegëve, eprorëve, vartësve, pacienteve dhe familjarëve. për përdorimin e mjeteve informatike dhe telematike në fushat me kompetenca specifike.
Mundësitë për punësim

Studenti me formim të tillë mund të punojë si infermier në institucione shtetërore shëndetësore në qendrat urbane dhe /ose rurale.
Studenti me formim të tillë mund të punojë në organizma dhe organizata ndërkombëtare, shoqata të huaja dhe vendase si operator dhe kurator i marrëdhënieve ndërkombëtare, mund të punojë në administratën publike etj;
Studenti me formim të tillë mund të punojë, gjithashtu, infermier në qendrat e rehabilitimit psikomotor në grup mosha të ndryshme, në klinka private brenda dhe jashtë shtetit;
Studenti me formim të tillë mund të punojë në mësimdhënie si pedagog apo dhe infermier referent.
Programi i studimit në "Master i Shkencave - në Mami" ka qëllim të pajisë studentët me:
Qëllimi i këtij programi është formimi i një figure profesionale fleksibël, e aftë për tí ofruar me ndershmëri dhe profesionalizëm dijet dhe aftësitë e veta në shërbim të shëndetit mendor dhe fizik të popullatës.
Planet e studimit orientuese do ta drejtojnë studentin për marrjen e kompetencave infermieristike që mund të shfrytëzohen nga po ai në ambjentet spitalore, rurale apo urbane, në qendra terciare apo dhe në trajtime intensive të pacientëve që u ofrohet shërbimi shëndetësor publik apo dhe jo publik.
Njohuritë dhe kompetencat që karakterizojnë profilin

  • kompetencë të lartë në njohuritë e etikës dhe deontologjisë profesionale, legjislacionit mjekësor dhe ruajtjen e sekretit profesional;
  • njohuri të mira të shërbimit shëndetësor, të higjenës spitalore, trajtimit ambulator dhe hospitalor të pacientëve, përgatitjen operatore dhe ndjekjen post-operatore të tyre, njohjen me aparaturat mjekësore dhe mirëmbajtjen e tyre; ndihmën e parë në urgjencat mjekësore në mjedisin hospitalor dhe jashtë tij.
  • aftësi në mënyrën e komunikimit midis kolegëve, eprorëve, vartësve, pacienteve dhe familjarëve. për përdorimin e mjeteve informatike dhe telematike në fushat me kompetenca specifike
    Mundësitë për punësim.

 

 

  • Studenti me formim të tillë mund të punojë si infermier Mami në institucione shtetërore shëndetësore në qendrat urbane dhe /ose rurale
  • Studenti me formim të tillë mund të punojë në organizma dhe organizata ndërkombëtare, shoqata të huaja dhe vendase si operator dhe kurator i marrëdhënieve ndërkombëtare, mund të punojë në administratën publike etj;
  • Studenti me formim të tillë mund të punojë, gjithashtu, infermier mami në klinka private brenda dhe jashtë shtetit;
  • Studenti me formim të tillë mund të punojë në mësimdhënie si pedagog apo dhe infermier Mami referent.

 

Programin e studimit në Master Profesional në Menaxhim Infermierorë
Kompetencë të lartë në njohuritë e etikës dhe deontologjisë profesionale, legjislacionit mjekësor dhe ruajtjen e sekretit profesional;
Njohuri të mira të shërbimit dhe Menaxhimin shëndetësor profesionist, të higjenës spitalore, trajtimit ambulator dhe hospitalor të pacientëve, përgatitjen operatore dhe ndjekjen post-operatore të tyre, njohjen me aparaturat mjekësore dhe mirëmbajtjen e tyre; ndihmën e parë në urgjencat mjekësore në mjedisin hospitalor dhe jashtë tij.
Aftësi në mënyrën e komunikimit midis kolegëve, eprorëve, vartësve, pacienteve dhe familjarëve. për përdorimin e mjeteve informatike dhe telematike në fushat me kompetenca specifike.

Programi i studimit Master Profesional "në Infermieri kirurgjikale" ka qëllim të pajisë studentët me:
Qëllimi i këtij programi është formimi i një figure profesionale fleksibël, e aftë për tí ofruar me ndershmëri dhe profesionalizëm dijet dhe aftësitë e veta në shërbim të Kirurgjise.
Planet e studimit orientuese do ta drejtojnë studentin për marrjen e njohurive kirurgjikale që mund të shfrytëzohen nga po ai në ambjentet spitalore, rurale apo urbane, në qendra terciare apo dhe në trajtime intensive të pacientëve që u ofrohet shërbimi shëndetësor publik apo dhe jo publik.
Njohuritë dhe kompetencat që karakterizojnë profilin

 

  • kompetencë të lartë në njohuritë e etikës dhe deontologjisë profesionale, legjislacionit mjekësor dhe ruajtjen e sekretit profesional;
  • njohuri të mira të shërbimit shëndetësor,njohjen me aparaturat mjekësore dhe mirëmbajtjen e tyre; dhe trajtimin e pacientëve që kërkojnë nderhyrje kirurgjikale.
  • aftësi në mënyrën e komunikimit midis kolegëve, eprorëve, vartësve, pacienteve dhe familjarëve. për përdorimin e mjeteve informatike dhe telematike në fushat me kompetenca specifike.
    Mundësitë për punësim

 

  • Studenti me formim të tillë mund të punojë si Infermier ne kirurgji në institucione shtetërore shëndetësore në qendrat urbane dhe /ose rurale
  • Studenti me formim të tillë mund të punojë në organizma dhe organizata ndërkombëtare, shoqata të huaja dhe vendase si operator, mund të punojë në administratën publike etj;

 

Departamentet në fakultetin e shkencave mjekesore

  • Fakuteti i Shkencave Mjekësore Teknike është i përbërë nga tre departamente, të cilët janë:
  • Departamenti i Lëndëve Paraklinike dhe Klinike
  • Departamenti i Infiermeristikës
  • Qendra e Kërkimit dhe Zhvillimit Mjedisor e Diagnostikues

Përberja e Stafit të këtyre Departamenteve është si më poshtë:

  • Departamenti i Lëndëve Paraklinike dhe Klinike

Rustem

Celami

Prof.Asc.Dr. Shef Departamenti

Skënder

Topi

Profesor Doktor

Gazmend

Koduzi

Prof.Asc.Dr

Brunilda

Mëhilli

Doktorante

Kace

Baushi

Doktor i Shkencave

Armela

Kapaj

Doktorante

Manisa

Muçi

Mjeke Specialiste

Ylli

Aliçka

Doktorant

Blerina

Bani

Mjek Specialist

Denisa

Naqellari

Msc

 

  • Departamenti i Infiermeristikës

Elona

Gaxhja

Docent  
Shefe Departamenti

Ilia

Mazniku

Profesor Doktor

Shkëlqim

Hidri

Prof.Asc.Dr

Brunilda

Elezi

Doktor i Shkencave

Rajmonda

Hida

Master

Elona

Hasalla

Docent

Shqipe

Luta

Docent

Marsida

Duci

Master

Albana

Kreci

Master

 

 Qendra e Kërkimit dhe Zhvillimit Mjedisor e Diagnostikues

Panajot

Papa

Doktor i Shkencave Përgjegjës i Qendrës

Petrit

Biberaj

Prof.Asc.Dr

Mehdi

Agolli

Profesor Doktor

Zamira

Çabiri

Doktorante

Jonila

Çela

Mjeke Specialiste

Ilda

Taka

Master

Florenc

Piligriu

Docent

Jonida

Mustafaraj

Doktorante

 

Stafi Mbështetës i këtyre departamenteve përbëhet nga:
Lutfi Vishkulli 

Irfan Topi

Florjan Goro
Sekretaria mësimore

  • Etleva Sejdini   K/Sekretare
  • Blerina Hyra     Sekretare

 

 

Zhvillohet Konferenca e 4 Infermierore Kombëtare në Specialitete

Është zhvilluar në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit të Elbasanit, Konferenca e 4 Infiermerore Kombëtare në Specialitete. Kjo konferencë tashmë e kthyer në traditë nga ky Fakultet, ka përfshirë brenda saj jo vetëm pedagogë dhe kërkues shkencorë të Universitetit të Elbasanit, posaçërisht ata të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, por edhe kolegë të tyre nga gjithë Shqipëria dhe Italia, si dhe profesionistë të fushës, mjekë dhe infermierë pjesë e shërbimit mjekësor në vend. Filimisht të pranishmit i ka përshëndetur Dekani i FSHMT Prof.As.Dr. Shkëlqim Hidri, i cili ka falenderuar pjesmarrësit për punën që kanë bërë, për të mundësuar organizimin e kësaj konference. Më pas në fjalën e tij Rektori i Universitetit të Elbasanit Prof.Dr. Skender Topi, e ka vënë theksin tek impakti që kjo konferencë dhe të tjerat që organizohen, duhet të kenë në punën e përditshme të stafit infermieristik dhe atij mjekësor në spitalet e vendit. Rektori Skender Topi ka theksuar se nëse nuk vendoset lidhja e ngushtë mes kërkimit shkencor, punimeve shkencore dhe praktikës së përditshme të punës së stafeve mjekësore, atëherë nuk do të kemi ecje përpara dhe përmirsim të nivelit të ofrimit të shërbimit të mjekësisë në vend. 

Ndërkohë ai ka pëmendur edhe hapat e mëdha të zhvillimit që ka njohur Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, i cili tashmë është kthyer në një prej Fakulteteve kryesore të Universitetit të Elbasanit, jo vetëm përsa i përket numrit të studentëve por edhe cilësisë së ofrimit të njohurive e zhvillimit të procesit mësimor. Në këtë kuadër Rektori Skender Topi përmendi edhe laboratorët e shumtë që gjenden pranë këtij fakulteti, si dhe bibliotekën digjitale të tij, e cila ofron mbi 60 mijë burime shkencore në 6 gjuhë të ndryshme. 

Më pas konferenca ka vazhduar me prezantimin e punimeve shkencore të përgatitura nga pjesmarrësit e saj, në panelet dhe fushat përkatëse.