Panairi i karrieres

Me date 14 Maj 2014 Fakulteti Ekonomik i Universitetit te Elbasanit organizon Panairin e Karrieres. Ky panair organizohet ne bashkepunim me Qendren Didaktike Irisoft dhe me Dhomen e Tregtise dhe Industrise Elbasan. Ftohen te gjithe studentet e viteve te treta si dhe studentet e cikleve te dyte te studimeve Master te pregatisin nje CV dhe te marrin pjese ne workshopet qe organizohen me kete rast. Ne panair do te marrin pjese dhe shume biznese lokale dhe rajonal, te cilet do te jene te interesuar te rekrutojne me te miret e studenteve tane. Nga ana tjeter, ky panair do te jete nje mundesi shume e mire per studentet tane qe te prezantojne veten para ketyre bizneseve, te cilet mund te jene punedhenesit e tyre te ardhshem.

Axhenda e panairit

Ftesa per pjesmarrje ne panair

Kalendari i provimeve per studentet pa mature shteterore

Shkarkoni kalendarin e provimeve

Konkursi videoklipi me i mire promovues i FE

Dje ishte afati i fundit per pranimin e videoklipeve promovuese te Fakultetit Ekonomik. Ne konkurs moren pjese 3 videoklipe, te cilet mund ti shkarkoni ne linket e meposhtme. Keto videoklipe do te publikohen dhe ne faqen zyrtare te Fakultetit Ekonomik - Buletini i Fakultetit Ekonomik dhe fituesi do te shpallet me date 15 Maj, ora 12.00. Videoklip fitues do te shpallet ai videoklip qe do te marre me shume "Like". Prandaj le ta shperndajme te gjithe tek te gjithe miqte tane, por sidomos tek maturantet e shkollave te mesme, sepse ky eshte dhe qellimi kryesor i ketyre videoklipeve - promovimi i Fakultetit Ekonomik.

Read more...

Open Day - Takim me nxenesit e shkollave te mesme

Read more...

Takimi i shoqates se Alpinisteve me studentet

Shoqata e Alpinisteve te Elbasanit organizon nje takim me studentet e FE