Zhvillohet konferenca ndërkombëtare “Vendet e Europës Juglindore drejt integrimit europian” në UE

Read more...

Ditët e informimit të maturantëve, 20 Shkurt – 02 Mars 2017

Fakulteti Ekonomik organizoi ditët e hapura për maturantët, për të mundësuar njohjen e tyre me programet e studimit që ofron, me kriteret e pranimit, me stafin akademik dhe me infrastrukturën e FE. Pas promovimit të programeve të studimit Bachelor në ambjentet e shkollave të mesme nga stafi akademik i FE, maturantët vizituan ambjentet e këtij fakulteti.
Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof.As.Dr.Imelda SEJDINI, në fjalën përshëndetëse theksoi se zgjerimi i këtij Fakulteti ndër vite, është rezualtat i kërkesës gjithnjë e në rritje për të ndjekur studimet e larta në këtë Fakultet. Hapja e programeve të reja të studimit gjatë një periudhe më shumë se 15-vjeçare, është kryer në përputhje me nevojat e tregut të punës për profesionistë të profileve të ndryshme të ekonomisë, të së drejtës dhe të specialiteteve të tjera. Ky fakultet tashmë i ofron mundësi studentëve edhe për kualifikime të mëtejshme. Formimi i tyre nuk përfundon vetëm me ciklin e parë të studimeve universitare, ku studentët zgjedhin midis tetë programeve Bachelor me kohë të plotë. Ata që duan të ndjekin më tej një Master Profesional apo Master të Shkencave, kanë mundësinë të thellojnë studimet e tyre dhe të zgjedhin ndërmjet 11 programeve të ciklit të dytë të studimeve.
Përgjegjësit e Departamenteve i njohën më pas studentët me programet që mbulon secili departament sipas fushave mësimore dhe kërkimore, me kriteret e pranimit, me mundësitë për shkëmbime ndërkombëtare në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe projekteve, me metodat e mësimdhënies, me kërkesat për angazhim në funksion të përvetësimit të dijeve cilësore dhe përgatitjes për tregun e punës si dhe me mundësitë e punësimit pas përfundimit të studimeve.

Leksion i hapur nga Prof.As.Dr.Eglantina GJERMENI, Ministër i Zhvillimit Urban

Prof.As.Dr.Eglantina GJERMENI, Ministër i Zhvillimit Urban, mbajti sot për studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Leksionin e Hapur më temë “Zhvillimi urban, një rrugëtim bashkë me qytetarët”.
Zhvillimi urban ka një impakt tepër të rendësishëm në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit, në krijimin e vendeve të punës, në zhvillimin e transportit, të turizmit, etj. dhe sot përbën një nga sfidat më të rëndësishme të Qeverisë së vendit tonë.
Ky leksion u ndoq me interes të vacantë nga studentët dhe bashkëbisedimi me ta u vlerësua si një mundësi më shumë në funksion të përmirësimit të punës për Rilindjen Urbane dhe vizionin e qeverisë “Shqipëria 2030”.

Ceremonia e diplomimit 2015 - Video

Zhvillohet ceremonia e diplomimit në Fakultetin Ekonomik

Fakulteti ekonomik pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan ka zhvilluar ceremoninë e diplomimit për 1028 studentë të tij, në të gjitha programet e studimit në ciklin e parë dhe të dytë. Të pranishëm në këtë ceremoni, përveç drejtuesve të pedagogëve të këtij fakulteti dhe Rektorit të Universitetit Prof.Dr. Liman Varoshi, ishin të pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë zoti Ilir Meta, Ministrja e Arsimit dhe Sportit zonja Lindita Nikolla si dhe drejtues të pushtetit vendor, deputetë e të ftuar të tjerë. Në fjalën e hapjes së kësaj ceremonie, dekani i Fakulteti Ekonomik Prof.Asc.Dr. Altin Idrizi ka shprehur kënaqësinë dhe emocionin e organizimit të këtij aktiviteti, i cili kurorëzon punën disavjeçare të studentëve dhe gjithë stafit akademik në drejtim të dijes. Ai ka theksuar se Fakulteti ekonomik i Universitetit të Elbasanit, me ritmet e tij të zhvillimit ka arritur gjatë këtyre viteve të bëhet një ndër pjesët me thelbësore të gjithë Universitetit të Elbasanit, por edhe me një ndikim mjaft të madh në jetën sociale dhe intelektuale të gjithë qytetit të Elbasanit dhe jo vetëm. Ndërkohë duke folur për të ardhmen dekani Altin Idrizi, ka vënë theksin në inisiativën që pranë Fakultetit Ekonomik disa prej programeve të studimit në ciklin master të zhvillohen tërësisht në gjuhën angleze dhe më pas kjo të zbresë edhe në ciklin e parë bachelor. Sipas tij kjo do ti mundësojë këtij fakulteti thithjen e fondeve të Bashkimit Europian në drejtim të arsimit, si dhe ndërkombëtarizimin e diplomës së tij, për të thithur studentë jo vetëm vendas pro edhe të huaj.

Lexoni më shumë

Ministrja Eglantina Gjermeni takim me studentë të Fakultetit Ekonomik

Ministrja Eglantina Gjermeni takim me studentë të Fakultetit Ekonomik Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni ka qenë në Fakultetin Ekonomik të Univesitetit të Elbasanit, për të prezantuar një leksion të hapur në lidhje me situatën e proçesit të urbanizimit në Shqipëri. Në takimin e zhvilluar me pedagogë dhe studentë të këtij Fakulteti ajo shoqërohej edhe nga deputetja Evis Kushi, ish dekane dhe pedagoge e këtij fakulteti. Duke u ndalur tek situate aktuale e ndërtimeve në Shqipëri, Ministrja Eglantina Gjermeni e ka cilësuar si emergjencë zhvillimin e infrastrukturës në zonat rurale. Gjermeni është ndalur edhe tek zhvillimi i infrastrukturës në përgjithësi duke deklaruar se “ synimi për të jetuar në metropol krijoi lagjet “ xhep” që nuk është një fenomen shqiptar”, ndërsa shtoi se “ planifikimi i mirë urban do ti japë fund kaosit urban”. Në vijim Ministrja shtoi se “një nga sfidat e qeverisë dhe Ministrisë që unë përfaqësoj është rigjenerimi total i të gjithë territorit. Ndërsa një nga çështjet më të prekshme është integrimi dhe urbanizimi i zonave urbane, në këtë kuadër Ministria synon të sjellë një fizolofi të re që do të nxisë jetën, sociale, ekonomike, kulturore etj”. Pas përfundimit të leksionit të hapur, studentët dhe pedagogët patën mundësi të bashkëbisedonin dhe të drejtonin pyetje ndaj Ministres në lidhje me situatën aktuale ku ndodhet zhvillimi Urgan i vendit.