Fakulteti ekonomik (FE)

FE ka filluar aktivitetin tij në vitin 1995, dhe nga rritja e vazhdueshme e kerkeses per te studiuar ne kete fakultet tashme ne te ofrohen tete programe studimi ne nivelin Bachelor:

1- Administrim - Biznes

2- Finance - Kontabilitet

3- Ekonomia dhe E drejta

4- Informatike Ekonomike

5- Ekonomi Turizem

6- Administrim-Biznes dhe Inxhinieri

7- Shkenca Juridike ne Sektorin Publik

8- Shkenca Juridike ne Biznes

si dhe 11 programe studimi te nivelit Master Profesional dhe Shkencor:

1- Master Profesional ne Finance

2- Master Profesional ne Kontabilitet

3- Master Profesional ne Administrim - Biznes

4- Master Profesional ne Marketing

5- Master Profesional ne Informatike Ekonomike

6- Master Profesional ne Ekonomia dhe e Drejta ne Sektorin Publik

1- Master i Shkencave ne Drejtim Bankar

2- Master i Shkencave ne Kontabilitet dhe Auditim

3- Master i Shkencave ne Menaxhim

4- Master i Shkencave ne Marketing

5- Master i Shkencave ne Ekonomia dhe e Drejta ne Tregjet Nderkombetare

Fakulteti Ekonomik eshte nje nga fakultetet me te rinj te UE, por me cilesine e tij dhe kerkesat e studenteve per keto programe studimi, tashme eshte nje nga fakultetet me te kerkuara te UE.

Infrastruktura
Fakulteti Ekonomik ndodhet ne afersi te 'Parkut Rinia' te qytetit te Elbasanit. Tashme i rikonstrukturuar totalisht si dhe i zgjeruar me nje godine te re dhe moderne. Ne mjediset e tij ka tre laboratore kompjuterike, internet Wi-Fi, salle konferencash, biblokteke si dhe hapesira te konsiderueshme ne mjedise qe u sigurojne studenteve te gjitha kushtet e duhura per nje mbarevajtje te mesimit ne kushte moderne dhe te nje ambienti shlodhes.

Stafi akademik
Niveli akademik dhe shkencor i stafit eshte nje tjeter pike kyce e suksesit te fakultetit tone, i cili eshte nga me te pergatiturit ne fushat perkatese. Vecori e fakultetit tone eshte se promovojme punesimin e pedagogeve qe kane mbaruar shkollen jashte vendit dhe aktualisht nje pjese e stafit tone jane te shkolluar jashte.

Pse te studiojme ne FE
Ne i pajisim studentet me njohuri cilesore dhe bashkekohore qe te mundesojne vazhdimin e studimeve te thelluara ne nivele me te larta studimore.Nje nder kerkesat me te medha te tregut eshte per specaliste te ndryshem te fushave ekonomike: menaxhere, marketere, financiere dhe ekonomiste te pajisur me njohuri te thelluara ne fushat e te drejtave tregtare apo dhe te Informatikes. Me ndryshimet e vazhdueshme te tregut global dhe rritjen e vazhdueshme te ekonomise se tregut, kerkesa per specialiste ekonomie do jete gjithnje e ne rritje.

Studimet ne FE : Nje prespektive e re per nje karriere te suksesshme.