Regjistri i realizimit të prokurimeve për vitin 2016

Regjistri i prokurimeve 2016

DETYRAT DREJTORISE JURIDIKE DHE PROKURIMIT

 

Drejtoria Juridike dhe e Prokurimeve ka përgjegjësinë e zbatimit të akteve ligjore e nënligjore, dale per zbatim te institucionit, rregulloreve të institucionit e vendimeve të Senatit, Keshillit te Administrimit e Rektorit, në të gjithë veprimtarinë e Rektoratit dhe fakulteteve.

Detyrat kryesore qe realizon kjo drejtori paraqiten si më poshtë:

 1.    Siguron   ndihmen  juridike  per  veprimtarine  dhe aktet  e njesive kryesore, baze, ne Universitet, Rektorit, Kancelarit dhe administrates, si dhe shfaq mendime për projektet që i dërgohen Rektoratit nga institucionet qendrore.

2.    Siguron   ndihmen  juridike  per  studentët për sqarimin e problemeve me karakter juridik.

3.    Organizon punën për njohjen e ligjeve në institucion dhe ndjek zbatimin e tyre nga të gjithë punonjësit e studentët.

4.    Kontribuon ne  hartimin dhe finalizimin e te gjitha kontratave, marreveshjeve te ndryshme ne lidhje me realizimin e funksioneve te Universitetit  te njohura me ligj.

5.    Merr pjese ne hartimin e rregulloreve me karakter administrativ dhe teknik.

6.    Me autorizim te Rektorit  perfaqeson Universitetin ne  gjyq, per vendimet e marra apo urdherat e dhena, kur ato behen objekt  i konfliktit. 

7.    Ne bashkepunim  me drejtorite perkatese  koncepton mbeshtetjen e nevojshme ligjore per  projekt – vendimet  e Rektoratit, per ti paraqitur per shqyrtim ne Senatin Akademik, Keshillin e Administrimit. Siglon te gjitha projekt-vendimet se bashku me Kancelarin e Universitetit dhe ngarkohet per ndjekjen e ekzekutimit te tyre bashke me drejtorine perkatese.

8.    Merr pjese aktive ne mbledhjet e Rektoratit ne menyre qe te jape ndihmen e nevojshme ne interpretimin e vendimeve te parashtuara per miratim ne mbledhje.

9.    Siguron bazueshmerine ligjore per  Urdherat e Rektorit ose Kancelarit dhe i siglon  ato bashke me drejtorine perkatese nese problemi eshte me karakter teknik.

10.    Siguron bazueshmerine ligjore per  te gjitha shkresat e hartuara nga drejtorite e administrates se Rektoratit  dhe i siglon  ato bashke me  drejtorine perkatese.

11.    Harton dokumentat e nevojshme standarte per zhvillimin e procedurave te  prokurime publike me tender,  ndjek  procedurat  e  zhvillimit  te prokurimeve publike per  te garantuar kryerjen  e tyre  ne  perputhje  me  ligjin, deri ne finalizimin e kontratave perfundimtare me subjektin fitues.

12.    Eshte anetare i perhershem ne njesine e prokurimit dhe ne komisionin e vleresimit te ofertave.

13.    Trajton  dhe  zgjidh  brenda   kuadrit   te  kompetencave  kerkesat  dhe  ankesat  e  kërkesat e ankesat e punonjësve e të studentëve dhe kontrollon përgjigjet që japin degët e zyrat e Rektoratit, të dekanateve e institucioneve vartëse të Universitetit të Elbasanit.  

14.    Mban evidencën e akteve ligjore e nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e Universitetit dhe atyre me karakter të përgjithshëm që paraqesin interes për të dhe bën rifreskimin e tyre.

15.    Zbaton çdo urdhër të posaçëm të Rektorit të Universitetit për situata të veçanta, urgjente e ngjarje të rëndësishme në jetën e institucionit.

 Kontakt: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.