DETYRAT E DREJTORISE EKONOMIKE

 

Drejtoria Ekonomike, ndjek zbatimin e gjithë procedurave financiare të realizimit të buxhetit të Universitetit, të buxheteve të tjera (shërbime, donacione, projekte), mbajtjen e dokumentacionit përkatës në lidhje të ngushtë me organizmat financiare shtetërore, në zbatim të akteve ligjore e nënligjore. 

Drejtoria Ekonomike ndjek detyrat si më poshtë:

1.    Përgatit materialet përkatëse për detajimin e përdorimit të buxhetit (të ardhur në formën e Grantit, të Buxhetit të deleguar nga Buxheti i Shtetit, të ardhurave të veta, të donacioneve, subvencioneve etj.) në strukturat përkatëse funksionale dhe në përputhje me klasifikimin buxhetor në fuqi.

2.    Ndjek realizimin e buxhetit, sipas ndarjes së miratuar nga organet  vendimmarrëse të Universitetit. 

3.    Ndjek veprimet ekonomiko – financiare me Degën e Thesarit, sipas hapësirës së përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore, që rregullojnë këto marrëdhënie. 

4.    Grumbullon të ardhurat që krijohen në Universitet.

 Lidhur me të ardhurat nga tarifat e shkollimit:

-    Përditëson  regjistrin e studentëve për pagesën e tarifave së shkollimit për vitet e para,

-    rakordon me sekretaritë mësimore të fakulteteve për numrin e studentëve që vazhdojnë të ndjekin procesin mësimor në vitin akademik korent, të çdo viti shkollimi,

-    Përditëson regjistrin personal të studentëve në lidhje me pagesën e tarifave të shkollimit,

-    emeton formularin e pagesës së tarifës së shkollimit për vitin akademik korent,

-    shpërndan formularin e pagesës së tarifës së shkollimit studentëve në sportelet e mjediseve të Shërbimit financiar pranë Rektoratit,

-    grumbullon mandat arkëtimet dhe formularin e pagesës së tarifës së shkollimit të vulosura nga bankat ku është kryer pagesa. Dokumentacioni i pagesës dorëzohet nga studentët në sportelet e mjediseve të Shërbimit financiar pranë Rektoratit,

-    hedh veprimet e pagesës së tarifës së shkollimit në regjistrin e çdo studenti,

-    përpunon të dhënat për çdo student në lidhje me pagesën e tarifave të shkollimit,

-    nxjerr listat për studentët që nuk kanë paguar detyrimet financiare në afatet e kërkuara sipas aktet ligjore e nënligjore. Listat përpunohen sa më të qarta dhe i vihen në dispozicion fakulteteve (sekretarive mësimore), 

-    rakordon me fakultetet (sekretaritë mësimore) për studentët që nuk kanë paguar detyrimet financiare pas çdo sezoni provimesh,

-    i raporton Kancelarit/Rektorit për studentët që nuk kanë paguar detyrimet financiare.

Lidhur me të ardhurat e tjera:

-    arkëton në sportelet e shërbimit financiar vlerën e vërtetimeve që studentët do të  tërheqin nga sekretaritë mësimore të çdo fakulteti,

-    arkëton në sportelet e shërbimit financiar vlerën e diplomave për studentët që diplomohen. Mandat arkëtimi i diplomës nuk i lëshohet studentit n.q.s. studenti nuk ka kryer pagesën e detyrimeve (tarifave të shkollimit) për tërë vitet e studimit, 

-     arkëton në sportelet e shërbimit financiar vlerën e programeve mësimore që tërhiqen pranë Drejtorisë së standardeve dhe kurrikulave,

-   Rakordon me  sekretaritë mësimore,  arkëtimin e taksës së regjistrimit në shkollën e lartë, sipas  mandateve të  grumbulluara  në momentin e regjistrimit të kandidatit për student dhe informacionit të Degës Thesarit për këtë qëllim.

-    Ndjek dhe kontrollon grumbullimin e të ardhurave  për shërbime ndaj të tretëve, dhënies më qera të mjediseve etje.

5.   Regjistron në mënyrë shkresore dhe elektronike librin e bankës për të ardhurat. 

6.   Rakordon me bankat e nivelit të dytë të ardhurat, duke i evidentuar ato në mënyrë analitike dhe sintetike për çdo datë arkëtimi,

7.    Përgatit në formë shkresore dhe elektronike evidencën për realizimin e  të ardhurave mujore e progresive, sipas moduleve të përcaktuara nga Ministria e Financave duke rakorduar të dhënat me Degën e Thesarit, kopja e të cilit i dërgohet për informim MASH – it. 

8.    Kryen mbajtjen e evidencës kontabile për të ardhurat në përputhje me aktet ligjore e nënligjore për kontabilitetin dhe SNK.

9.    Përgatit liste – pagesat  e punonjësve të Universitetit për punën e kryer mbështetur në listë prezencat e përgatitura nga strukturat përkatëse  në Universitet, si dhe çdo pagesë tjetër ligjore në bazë të urdhrave përkatës të Rektorit. Kryen mbajtjen e detyrimeve ligjore për çdo punonjës. Nis në formë shkresore dhe elektronike pagesat në llogarinë bankare të çdo punonjësit (nëpërmjet Degës Thesarit, Elbasan).  Përgatit Urdhër – shpenzimin  për pagesat e punonjësve.   

10.   Mban  librin e pagave për çdo punonjës të Universitetit.

11.   Përgatit listë – pagesat  e sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe tatimin mbi të ardhurat personale të punonjësve të Universitetit. Nxjerr deklaratat tatimore në Web-site e tatimeve (DPT). Përgatit Urdhër shpenzimin për pagesën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat.

12.   Kontabilizon veprimet me pagat e pagesat e tjera të punonjësve, sigurimet shoqërore e shëndetësore dhe tatimin mbi të ardhurat personale sipas mbajtjes së kontabilitetit për Institucionet Publike.

13.  Magazinon mallrat që lëvrohen për të gjithë Universitetin. Kryen lëvizjen e tyre në njësitë bazë të cilat kryejnë konsumin e tyre, sipas urdhrit të Kancelarit/Rektorit dhe mban dokumentacion të rregullt për to sipas ligjeve e rregullave financiare.

14.    Kryen plotësimin e fletë hyrjeve e fletë daljve të mallrave nga magazina.

15.    Mban librin e magazinës, kartelat për çdo mall (pajisje ose material konsumi) në magazinë, kartelat për çdo punonjës për pajisjet ose bazën materiale në ngarkim. 

16.    Kontabilizon veprimet për lëvizjen e materialeve, sipas mbajtjes së kontabilitetit për Institucionet Publike.

17.  Përgatit Urdhër – shpenzimin  për pagesën e blerjes së mallrave, shërbimeve, sipërmarrjes së punimeve, sipas dokumentacionit për kryerjen e tyre.

18.    Kontabilizon veprimet për blerjen e mallrave, shërbimeve, sipërmarrjes së punimeve, sipas mbajtjes së kontabilitetit për Institucionet Publike.

19.  Përgatit në formë shkresore dhe elektronike situacionin për realizimin e shpenzimeve mujore e progresive, sipas moduleve të përcaktuara nga Ministria e Financave duke rakorduar të dhënat me Degën e Thesarit.

20.    Mban kontabilitetin dhe nxjerr evidencën kontabile të Universitetit “A Xhuvani”,  në mënyrë periodike dhe në fund të vitit. Plotëson pasqyrat financiare dhe relacionin shoqërues për vitin paraardhës brenda periudhës së përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore për kontabilitetin.

21.  Përgatit raporte ekonomiko–financiare,  periodike ose për aspekte të veçanta për strukturat vendim marrëse në Universitet.

22.  Në bashkëpunim me strukturat përkatëse në Universitet, sipas strategjisë së institucionit, planifikon krijimin e infrastrukturës së domosdoshme për realizimin e procesit mësimorë.

23.    Në bashkëpunim me strukturat përkatëse në Universitet, përgatit dokumentacionin teknik për hartimin e studimeve, projekteve dhe preventivave që bëhen nga të tretët, harton projektet e preventivat për punime të thjeshta e urgjente të institucionit, plotëson dosjet përkatëse të objekteve dhe ndjek miratimin nga Këshilli i Rregullimit të Territorit.

24.    Në bashkëpunim me strukturat përkatëse në Universitet, përgatit dokumentacionin teknik të nevojshëm për realizimin e procedurave të prokurimeve publike.

25.   Ndjek dhe mban përgjegjësi për realizimin e procedurave të zbatimit të kontratave të lidhura me të tretët (blerje, shërbime, punë).

26.   Evidenton dokumentacionin lidhur me projektet e godinave e territoreve në përdorim të Universitetit dhe më vonë, në pronësi të tij. 

27.    Siguron gatishmërinë e mjeteve të transportit dhe teknikës tjetër në përdorim,

28.   Siguron kushte optimale të higjienës së mjediseve për zhvillimin normal  të procesit mësimorë dhe administrativ në Universitet.

Kontakt: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Me shume artikuj...

  1. Drejtoria ekonomike