Departamenti i Kimisë

Departamenti i Kimisë është një nga Departamentet më të rinj si njësi përbërëse e Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Veprimtaria e tij është e lidhur fillimisht  me Departamentin Biologji-Kimi ku si rrjedhojë e zhvillimeve si në përgatitjen e programeve të reja të studimit ashtu dhe angazhimin me problematika të ndryshme  të veprimtarive mësimore dhe shkencore doli si domosdoshmëri ndarja dhe krijimi i Departamentit me problematikë tërësisht të përcaktuar.

Aktualisht Departamenti jep kontribut kryesisht në programet e studimit:

  • Shkollë e lartë jo universitare në Teknolog –Laborant;
  • Bachelor në Biologji-Kimi;
  • Master Profesional në  Mësuesi për lëndët Biologji–Kimi, me profil minor në Edukim shëndetësor dhe mjediso”;
  • Master Profesional në  Analist prodhimi
  • Master i Shkencave në Mbrojtje mjedisi.

Organizimi i Departamentit mbështetet në bazë të objektivave për të realizuar procesin mësimor dhe kërkimor të tij. Veprimtaria e tij kryhet në bashkëveprim me departamentet e tjera të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe në atë të departamenteve në Universitete të tjera. Aktualisht Departamenti përbëhet prej 7 pedagogësh, ku gjysma janë me grada dhe tituj shkencorë. Në përputhje me rregullat mbi të cilat funksionon institucioni ynë veprimtaria e tij  realizohet  mbi bazë e grupeve mësimorë kërkimorë të cilët aktualisht  janë:

  • Grupi i Kimisë i cili ndalet ne aspekte të kimisë teorike, mjedisit dhe probleme të mësimdhënies së kimisë teknologjisë dhe diturisë së natyrës në shkollë;
  • Grupi i Teknologjisë i cili shqyrton aplikimet e kësaj shkence në teknologji probleme të ndotjes industrial etj;

Ecuria normale e punës mësimore kërkimore të kësaj strukture shihet në përputhje me nevojat e tregut ndaj dhe përbërjet e grupeve janë fleksibël në përputhje me problemet mësimore kërkimore  me të cilat ballafaqohet.

Misioni ynë është të pajise studentet me njohuritë bazë të nevojshme, teorike e praktike në lëndët e kimisë dhe të përgatisë specialistë në fushën e Bujqësisë, Ushqimit, Industrise dhe Mjedisit. E rëndësishme është aftesimi i studenteve për të punuar në mënyrë të pavarur. Kjo realizohet duke i përfshirë në studimet kërkimore shkencore dhe në praktikat profesionale që zhvillohen në firmat prodhuese publike dhe private. Pjesë e programit tonë ështw sensibilizimi i studentëve ndaj mbrojtjes së Mjedisit. Kjo realizohet nëpërmjet ekspeditave, ku njihen më afër me problemet e tij dhe nëpërmjet riciklimit të letrës, plastikës dhe qelqit.

Lista e stafit akademik  të brendshëm të Departamentit  të Kimisë

Përgjegjës i Departamentit: Prof. as. Dr. Frederik CANE

  1. Dr. Belinda Hoxha

  2. Dr. Nikolin Gega

  3. Dr. Pirro Karamelo

  4. Dr. Lirim Bekteshi

  5. MSc. Marilda Osmani

  6. MSc. Anila Kamberi


Personeli ndihmes mësimor (laborant)

  • Dr. Anxhela Dauti

  • Mimoza Kazazi