Departamenti i Matematikës

Departamenti i Matematikës e ka nisur punën e vet si pjese e Departamentit Matematikë-Fizikë në vitin 1971 në kuadër të Institutit të Lartë Pedagogjik dhe në vitin 1983 u nda si departament i veçantë. Për shumë vite drejtimi kryesor i punës ka qenë forcimi i mësimdhënies në disiplinat matematike dhe didaktika e tyre në shkollat parauniversitare. Pas hapjes së programeve të reja 4 vjeçare të degës Matematikë-Fizikë dhe sidomos i realizimit të drejtimit matematikë, niveli shkencor i shumë lëndëve u rrit dhe mësimdhënia arriti nivelet kombëtare të mësimdhënies së matematikës.

Read more...

Departamenti i Fizikës

Departamenti i Fizikës  e  ka nisur punën si pjesë e Departamentit të Matematikë-Fizikës në vitin 1971 në kuadër të Institutit të Lartë Pedagogjik dhe në vitin 1983 u nda si Departament i veçantë. Për shumë vite drejtimi kryesor i punës ka qenë forcimi i mësimdhënies në disiplinat fizike në shkollat parauniversitare.

Read more...

Departamenti i Biologjisë

Departamenti i Biologjisë funksionon në kuadrin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Elbasanit. Ai ka qenë pjese e Departamentit të Biologji-Kimisë që është hapur rreth 40 vjet më parë. Në fillimet e tij ka qenë një filial me korrespondencë.

Read more...

Departamenti i Kimisë

Departamenti i Kimisë është një nga Departamentet më të rinj si njësi përbërëse e Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Veprimtaria e tij është e lidhur fillimisht  me Departamentin Biologji-Kimi ku si rrjedhojë e zhvillimeve si në përgatitjen e programeve të reja të studimit ashtu dhe angazhimin me problematika të ndryshme  të veprimtarive mësimore dhe shkencore doli si domosdoshmëri ndarja dhe krijimi i Departamentit me problematikë tërësisht të përcaktuar.

Read more...

Departamenti i Informatikës

Departamenti i Informatikës eshte departamenti me i ri i krijuar ne Maj 2014 si njesi baze mesimore-kerkimore prane Fakultetit te Shkencave te Natyres. Fillimet e tij i ka pasur ne lidhje me departamentin e Matematikes prane te cilit funksiononte seksioni i Informatikes. Krijimi i ketij departamenti erdhi si nje domosdoshmeri per shkak te zgjerimit dhe konsolidimit te lendeve te informatikes ne te gjitha fakultetet e tjera te UE si edhe te zhvillimeve te shpejta ne kete fushe. Departamenti synon ti pergjigjet dinamikes se ndryshimeve ne mjaft aspekte te Informatikes duke pasur objektiva te qarta ne funksion te menaxhimit dhe bashkepunimit si ne procesin mesimor dhe ate te kerkimit shkencor. 

Read more...