Departamenit i Gjuhësisë

Departamenti i Gjuhësisë është pjesë e Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksander Xhuvani”, Elbasan. Departamenti i Gjuhësisë është krijuar si i tillë pas ndarjes së Departamentit të Gjuhë-Letërsi-Gazetarisë në vitin 2012.
Departamenti i Gjuhësisë është krijuar nga zhvillimi i grupit mësimor të gjuhës në përbërje të Katedrës së Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, e cila është katedra më e vjetër në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan. Katedra e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë i ka fillesat e veta në vitin 1971, me hapjen e Institutit të Lartë Pedagogjik (ILP), dhe bërthama e parë krijohet nga ish-mësues të Normales, Hysen Qosja dhe Mustafa Karapinjalli.
Në vitin 1973, emërohet si pedagog në ILP “A. Xhuvani”, Elbasan, Prof. dr. Mehmet Çeliku, i cili, me krijimin e Katedrës, merr detyrën e përgjegjësit dhe e drejtori Katedrën e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë për 19 vjet, deri në vitin 1992.
Në Katedrën e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë kanë bërë jetë akademike për periudha të ndryshme kohore specialistë e pedagogë të gjuhës, si: Mehmet Çeliku, Hysen Qosja, Mustafa Karapinjalli, Emine Sadiku, Vangjel Bodurri, Agron Stringa, Ali Shashai, Aristotel Spiro, Ruzhdi Stringa etj.
Me ndryshimin e statusit në vitin 1991, ILP “A. Xhuvani” fiton statusin e institucionit universitar, duke u emërtuar UE “A. Xhuvani”. Ish-përgjegjësi i katedrës Prof. Dr. Mehmet Çeliku bëhet rektori i këtij universiteti (1992-1996), ndërsa Prof. as. dr. Mustafa Karapinjalli bëhet përgjegjës i katedrës (1992-1998). Në këtë kohë katedra ndahet dhe formohen Katedra e Gjuhës dhe Katedra e Letërsisë. Në vitet 1998-2000 Katedra e Gjuhës është drejtuar nga Prof. dr. Abdulla Ballhysa. Prof. as. dr. Mustafa Karapinjalli vihet në krye të Katedrës së Gjuhës nga viti 2001-2008. Në vitin 2004 pranë Fakultetit krijohet Seksioni i Gazetarisë, bashkohen Katedra e Gjuhës me Katedrën e Letërsisë dhe krijohet Departamenti i Gjuhë-letërsi dhe gazetarisë. Nga viti 2008 deri në vitin 2012 Departamenti i Gjuhë-letërsi dhe gazetarisë drejtohet nga Prof. as. dr. Albert Riska. Në vitin 2012 Departamenti i Gjuhë-letërsi dhe gazetarisë ndahet në dy pjesë dhe krijohen Departamenti i Gjuhësisë dhe Departamenti i Letërsi-Gazetarisë. Departamenti i Gjuhësisë prej vitit 2016  drejtohet nga prof. as. dr. Teuta Toska.
Departamenti i Gjuhësisë është përgjegjës për mbarëvajtjen e punës mësimore në këto plane studimi:

  1. Bachelor në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi (në bashkëpunim me departamentin e letërsi-gazetarisë)
  2. Bachelor në Gjuhë Shqipe dhe Frënge (në bashkëpunim me departamentin e gjuhës italiane dhe frënge)
  3. Bachelor në Gjuhë Shqipe dhe Rome
  4. Master Shkencor në Gjuhësi
  5. Doktoratë në Albanologji, profili Gjuhësi

Departamenti i Gjuhësisë ka si objektiv kryesor përgatitjen dhe edukimin e studentëve tanë si kandidatë për mësues të gjuhës dhe letërsisë për nivelin parauniversitar, duke u fokusuar kryesisht në nivelin e ciklit të lartë të shkollave 9-vjeçare, që përbën edhe tregun më masiv arsimor në vend. Përveç kësaj, studentëve tanë u ofrohen edhe njohuri të përgjithshme social-kulturore për t’i mundësuar atyre punësim edhe në fusha të tjera, si turizmi, masmedia, administrata publike apo sektori privat.
Departamenti i Gjuhësisë, aktualisht përbëhet nga 10 pedagogë efektivë nga të cilët 2 Prof. dr., 2 Prof. as. dr., 3 doktor shkencash dhe 3 pedagogë të përfshirë intensivisht në studimet e thelluara të doktoraturës. Të gjithë pedagogët e Departamentit të Gjuhësisë janë në proces të vazhdueshëm kualifikimi dhe njëkohësisht të kërkimit shkencor. Duhet thënë që stafi i pedagogëve është tepër aktiv dhe i vetëmotivuar për kualifikimin.


Nr.

Titulli

Emër Mbiemër

e-mail

1

Prof. dr.

Tomorr Plangarica

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

2

Prof. dr.

Abdulla Ballhysa

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

3

Prof. as.dr

Albert Riska

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

4

Prof. as.

Meleq Shopi

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

5

Dr.

Rakela Luniku

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

6

Prof.as.dr.

Teuta Toska

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

7

Dr.

Leonard Dauti

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

8

Msc.

Lura Turhani

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

9

Msc.

Aurela Basha

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

10

Msc.

Resul Telhaj

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.



Gjithashtu në Departamentin e Gjuhësisë ftohen pedagogë (titullarë disiplinash) nga universitet brenda dhe jashtë Shqipërisë me shumë përvojë, të cilët realizojnë një pjesë të programit “Master Shkencor në Gjuhësi”.


Nr.

Titulli

Emër Mbiemër

1

Prof. dr.

Remzi Përnaska

2

Prof. dr.

Rami Memushaj

3

Prof. dr.

Shezai Rrokaj

4

Prof. dr.

Mehmet Çeliku

5

Prof. dr.

Aljula Jubani

6

Prof. dr.

Gjovalin Shkurtaj

7

Prof. dr.

Rexhep Ismajli

8

Prof. as. dr.

Mustafa Karapinjalli

9

Prof. dr.

Valter Memishaj

10

Prof. dr.

Bardhul Demiraj


Si pjesë e stafit akademik me kohë të pjesshme pranë departamentit angazhohen edhe 15 studiues të rinj që kanë kryer studimet e nivelit të dytë në fushë të gjuhësisë brenda ose jashtë vendit.