Departamenti i gjuheve Angleze dhe Gjermane

Departamenti i Gjuhëve Angleze dhe Gjermane është pjesë e Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksander Xhuvani”, Elbasan.. Departamenti i Gjuhëve Angleze dhe Gjermane është krijuar si i tillë pas ndarjes së Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në vitin 2008. Në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave të Edukimit, ky departament është i përfshirë edhe në përgatitjen dhe diplominin e studentëve për titullin Master Profesional si mësues i gjuhëve angleze dhe gjermane për shkollat 9 vjeçare.

 Ky departament përbëhet nga dy grupe mësimore:

Grupi mësimor i gjuhës angleze është përgjegjës për administrimin dhe lëshimin e Diplomës së Nivelit të Parë “Bachelor në gjuhë angleze”. Ai është themeluar në vitin 1994 dhe numëronte fillimisht 20 studentë. Aktualisht, në vitin akademik 2013-2014,  numri i studentëve të cilët ndjekin studimet në gjuhën angleze është 481 studentë ndër të cilët ka edhe studentë të huaj. Gjithsej janë 9 grupe mësimore studentësh, me nga 3 paralele në secilin vit studimi. Një pjesë e mirë e studentëve të diplomuar, janë përfshirë në studime më të thelluara të nivelit master dhe doktoraturë, duke dhënë kështu një kontribut të vyer në institucionet më të rëndësishme të mësimdhënies në qarkun e Elbasanit e më gjerë, që nga shkollat 9-vjeçare deri në universitet. Shumë prej tyre punojnë edhe në sektorin privat si mësues gjuhe, përkthyes apo punonjës në OJF të huaja apo vendase.
Grupi mësimor i gjuhës gjermane është përgjegjës për administrimin dhe lëshimin e Diplomës së Nivelit të Parë “Bachelor në gjuhë gjermane”. Ai është themeluar në vitin 1992 me fillimisht 18 studentë. Që nga fillimet e tij, ky grup mësimor vazhdon të përgatisë me sukses specialistë të gjuhës gjermane të cilët plotësojnë kërkesat e tregut për specialistë të kësaj gjuhe. Shumë prej tyre punojnë edhe në sektorin privat si përkthyes apo guida me synimin promovimin e vlerave të vendit.

 

Departamenti i Gjuhëve Angleze dhe Gjermane ka si objektiv kryesor përgatitjen dhe edukimin e studentëve tanë si kandidatë për mësues të ardhshëm të gjuhëve angleze e gjermane për nivelin parauniversitar, duke u fokusuar kryesisht në nivelin e ciklit të lartë të shkollave 9-vjeçare, që përbën edhe tregun më masiv arsimor në vend. Përveç kësaj, studentëve tanë u ofrohen edhe njohuri të përgjithshme social-kulturore për t’i mundësuar atyre punësim edhe në fushë e përkthimit, turizmit, masmedias, administratë publike apo sektorit privat.

departamentin e gjuhëve angleze dhe gjermane ndër vite kanë dhënë mësim dhjetra pedagogë të brendshëm dhe të jashtëm me nje pregatitje mjaft të lartë. Si rezultat i bashkëpunimit shumë të frytshëm me Ambasadat Amerikane, Britanike, Gjermane dhe Austriake, me universitete dhe institucione të ndryshme vendase e të huaja, si dhe me organizata të huaja perëndimore, kemi patur mundësi që të përftojmë prej tyre një kontribut shumë të rëndësishëm ndër vite. Konsolidimi i departamantit të gjuhëve angleze dhe gjermane ka ardhur gjithmonë në rritje përmes përvojave pozitive që aktorët e lartpërmendur kanë sjellë nëpërmjet kualifikimit të pedagogëve tanë jashtë shtetit, ashtu sikurse edhe atashimit të përvitshëm të pedagogëve të huaj pranë degës sonë.

Departamenti i gjuhëve angleze dhe gjermane, aktualisht përbëhet nga 20 pedagogë efektivë nga të cilët 1 Prof. Dr, 5 doktor shkencash dhe  12 pedagogë të përfshirë intensivisht në studimet e thelluara të doktoraturës.
Të gjithë pedagogët e Departamentit të gjuhëve angleze dhe gjermane janë në proces të vazhdueshëm kualifikimi dhe njëkohësisht të kërkimit shkencor. Duhet thënë që stafi i pedagogëve është tepër aktiv dhe i vetëmotivuar për kualifikimin. Mekanizmat e kualifikimit sigurisht janë ndjekja e studimeve të thella pasuniversitare nga pedagogët si dhe ecuria pozitive e shlyerjes së provimeve te doktoraturës.
Projektet TEMPUS, DAAD, PARSH (që sigurojnë diversifikimin e nevojshëm gjeografik të komunikimit të marrëdhënieve) ofrojnë mundësi komplekse kualifikimi dhe azhornimi të lidhura  ngushtë edhe me elemente të tjera të kërkimit shkencor; si  pjesëmarrje në konferenca, referime, prirjet për publikime individuale dhe të përbashkëta me institucionet simotra dhe intensifikimin e komunikimit individual e institucional me partnerët.
Gjithashtu në Departamentin e gjuhëve angleze dhe gjermane  janë të angazhuar edhe pedagogë me shumë përvojë dhe grada shkencore të departamenteve të tjera të Fakultetit të shkencave humane të cilët realizojnë pjesën e programit mësimor që zhvillohet në gjuhën shqipe.

Departamenti i gjuhëve angleze dhe gjermane disponon edhe një bibliotekë për studentët dhe pedagogët e gjuhës angleze (salla 217) si edhe një tjetër për studentët dhe pedagogët e gjuhës gjermane (salla 401).

I. Departamenti i gjuhëve angleze dhe gjermane

  1. Pedagogë të grupit mësimor të gjuhës angleze

 

Viti mësimor 2015-2016

 

NR.

Emri

Mbiemri

Kualifikimi

1.

Laureta

Vavla

Përgjegjëse e departamentit
Lektor  (Prof.Asc.Dr)

2.

Vilma

TAFANI

Prof.Dr

3.

Lutfije

ÇOTA

Lektor (Dr)

4.

Lumnis

ÇELA

Lektor (Vijon Dr)

5.

Helian

DEMIRI

Lektor (Vijon Dr)

6.

Ymer

Leksi

Lektor (Vijon Dr)

7.

Eriada

Çela

Lektor (Vijon Dr)

8.

Ornela 

Çoku

Lektor (Vijon Dr)

9.

Lenida

lekli

Lektor (Vijon Dr)

10.

Ardita

dylgjeri

Lektor (Vijon Dr)

11.

Ledia

kazazi

Lektor (Vijon Dr)

12.

Rozeta

Bici

Lektor (Vijon Dr)

13.

Miranda

PILA

Lektor (Vijon Dr)

14.

Shefqet

Shyti

Lektor (Vijon Dr)

15.

Fatos

GJATA

Lektor

 

  1. Pedagogë të grupit mësimor të gjuhës gjermane

 

NR.

Emri

Mbiemri

Kualifikimi

1.

Ema

Kristo

Prof.Asc.Dr

2.

Gentian

Sadiku

Dr

3.

Gladiola

Sadiku

Dr

4.

Brunilda

Vercani

Vijon Dr

5.

Erjon

Avllazagaj

Lektor, (Vijon Dr)