Departamenti i Letërsisë dhe Gazetarisë

Departamenti i Letërsisë dhe Gazetarisëështë një nga gjashtë departamentet e Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksander Xhuvani”, Elbasan. Departamenti i Letërsisë dhe Gazetarisë është krijuar si i tillë pas ndarjes së Departamentit të Gjuhë-Letërsi-Gazetarisë në vitin 2012. Ky departament përbëhet nga dy grupe mësimore:
  1. Grupi mësimor i Letërsisë është bashkëpërgjegjës për administrimin dhe lëshimin e Diplomës së Nivelit të Parë “Bachelor në Gjuhë-Letërsi” dhe përgjegjës për administrimin dhe lëshimin e Diplomës së Nivelit të Dytë, Master Shkencor “Studime letrare”.  Ai është themeluar në vitin 1971-75. Fillimisht me 60 studentë me sistemin me kohë të plotë. Nga auditorët e këtij departamneti, ndër vite, kanë dalë rreth 2500 të diplomuar, të cilët kanë plotësuar me sukses tregun e mësimëdhenies në qarkun e Elbasanit, por edhe më gjerë. Falë përgatitjes së bërë pranë këtij departamenti, ata ushtrojnë me sukses mësimdhënien  në shkolla publike dhe private. Një pjesë e mirë e stafit të brendshëm dhe të jashtëm të këtij departamenti përbëhen nga studentë të formuar në gjirin e tij.
  1. Grupi mësimor i Gazetarisë është përgjegjës për administrimin dhe lëshimin e Diplomës së Nivelit të Parë “Bachelor në Gazetari” dhe “Gazetari-Anglisht”. Ai është themeluar në vitin 2004 si nevojë për t’iu përgjigjur tregut të punës me specialistë të shtypit të përditshëm dhe medias. Që nga viti i parë me 90 studentë, ky grup mësimor ka përgatitur me sukses rreth 480 specialistë të gazetarisë, të cilët plotësojnë kërkesat e tregut në rritje për gazetarë dhe reporterë. Një pjesë e tyre, rreth 50 studentëve të diplomuar, janë përfshirë në studime më të thelluara të nivelit master dhe doktoraturë, duke dhënë një kontribut të vyer dhe cilësor në institucionet më të rëndësishme të medias dhe shtypit lokal e atij kombëtar. Shumë prej tyre punojnë në mediat private si gazetarë me synimin pasqyrimin e vlerave të vendit dhe përcjelljen e informacionit publik së bashku me problematikën e shfaqur.

 

Departamenti i Letërsisë  mbulon mbi 52 disiplina që ofrohen në nivele të ndryshme në të gjitha degët e fakultetit të Shkencave Humane, por edhe në fakultete të tjera. Departamenti është angazhuar në një punë intensive për përsosjen e planeve dhe programeve mësimore, si dhe në përgatitjen e botimin e teksteve, leksioneve të parashkruara, për ta afruar sa më shumë nivelin e disiplinave që mbulon me ato bashkëkohore perëndimore.
Departameni, aktualisht ka 13 pedagogë efektivë nga të cilët 3 Ass.profesor, 2 doktor shkencash,  8  pedagogë të përfshirë në studimet e thelluara të doktoraturës.
Gjithashtu, në Departamentin e Letërsisë dhe Gazetarisë, janë të angazhuar edhe pedagogë me shumë përvojë dhe grada shkencore të departamenteve të tjera të Fakultetit të shkencave humane të universitetit tonë, si dhe ai i Tiranës e të ftuar të tjerë nga univeriteti i Europës Juglindore të Maqedonisë, të cilët realizojnë pjesë të programit mësimor që zhvillohet në nivelin Bachelor dhe në nivelin Master.
Stafi i jashtëm i Departamentit të Letërsisë dhe Gazetarisë përbëhet nga 25 pedagogë. Ata përzgjidhen me konkurs duke vlerësuar përvojën dhe cilësinë e tyre në mësimdhënie si dhe angazhimin e tyre në kualifikimin pasuniversitar, duke  përballuar me sukses një ngarkesë të konsiderueshme pedagogjike, si pranë Departamentit të Letërsi-Gazetarisë, por edhe në Fakultete të tjera të Universitetit A. Xhuvani.
Departamenti i Letërsi-Gazetarisë, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave të Edukimit, është i përfshirë edhe në përgatitjen dhe diplominin e studentëve për titullin Master Profesional si mësues i gjuhes dhe letërsisë.
Departamenti i Letërsi-Gazetarisë është përfshirë në projekte dhe aktivitete për përmirësimin e metodave të mësimdhënies, për ristrukturimin e kurrikulave si edhe për rëndësinë e vlerave historike dhe kulturore të vendit. Vlen të përmendet fakti se falë tyre janë zhvilluar në bashkëpunim me departamentin e gjuhës, veprimtari shkencore, konferenca, seminare etj të botuara në revista prestigjoze brenda dhe jashtë vendit. Revista “Buletini shkencor” i UNIEL është bërë një tribunë e mendimit shkencor të pedagogëve të departamentit.
Krahas procesit mësimor, Departamenti i Letërsi-Gazetarisë, i kushton një rëndësi të veçantë organizimit të ditëve akademike, promovime librash dhe figurash të shquara te letërsisë dhe gazetarisë, mbrëmje poetike, foto-novela, konkurse e udhetime me karakter kulturor, etj…

Disa prej studentëve kanë botuar vëllime poetike të cilat janë promovuar nën mbështetjen e departamentit.
Departamenti i Letërsisë shfrytëzon bibliotekën e universitetit për studentët dhe pedagogët e gjuhë-letërsisë dhe gazetarisë.
Stafi i Departamentit të Letërsisë dhe Gazetarisë

Emri Mbiemri

Funksioni

Grada/Titulli

Adresa elektronike

Elvira    Lumi

Përgjegj. e Depart.

Prof.ass.dr

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Ilir         Yzeiri

 

Prof.ass.dr

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Blerina   Suta 

 

Prof.ass.dr

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Ismail    Stafa

 

Dr

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Rudian   Zekthi

 

Dr

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Mirela    Shella

 

Doktorante

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Esmeralda Hidri

 

Doktorante

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Vjollca   Pepa

 

Lektor

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Hektor  Çiftja

 

Lektor

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Nirvana Skëlzeni

 

Lektor

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Chris      Leaser

 

Lektor

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Joana   Kosho

 

Lektor This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.