Departamenti Histori-Gjeografi

 

Departamenti i Historisë e Gjeografisë është krijuar në vitin 1990. Po këtë vit filloi programi i studimit me kohë të plotë në degën Histori-Gjeografi. Ky program mundësonte diplomimin e studentëve si mësues në Histori e Gjeografi për arsimin parauniversitar në ciklet e tij. Ndër pedagogët e parë të këtij departamenti kanë qenë Bardhyl Graceni, Stilianos Papajani, Roland Gjini, Hysen Shabanaj, Kristo Poçi, Fatmira Hoxha, Liman Varoshi, Vladimir Tavanxhiu, Riza Hasa.
Si profile mësimore historia e gjeografia kanë qenë të integruara brenda degëve të tjera, si në ciklin e ulët, rreth 27 vjet më parë.
Departamenti i Historisë e Gjeografisë i cili funksionon qysh prej 23 vjetësh, ka përgatitur tashmë gjenerata të tëra mësuesish të historisë e gjeografisë, për shumicën e qarqeve të Shqipërisë duke  gëzuar një reputacion të mirë. Vetëm në qarkun e Elbasanit studentët e dalë nga dega histori-gjeografi e UE mbulojnë rreth 80% të mësimdhënies të historisë e gjeografisë në ciklet parauniversitare dhe një numër të madh të drejtuesve të shkollave. Ky reputacion shndërrohet në një detyrim të madh për të mbajtur lartë mendimin e mirë dhe pozitat e fituara në tregun arsimor tani të hapur edhe me atë privat.
Në vitin 2002 u hap sistemi Part-Time dhe në 2008 u implimentua procesi i Bolonjës me vitin e parë.
Në degën Histori-Gjeografi kanë dhënë mësim dhjetra pedagogë me grada e tituj shkencorë. Këta kanë qenë pedagogë të brendshëm dhe të jashtëm. Si rezultat i bashkëpunimit shumë të mirë me Fakultetin e Shkencave Filologjike të UT, QSA, QSGJ janë aktivizuar për vite të tëra shumë pedagogë me tituj  e grada shkencore, të cilët kanë dhënë kontribut shumë të rëndësishëm në konsolidimin e Degës Histori-Gjeografi, nëpërmjet dhënies së përvojave pozitive të tyre.
Futja e fakultetit tonë në procesin e Bolonjës ka sjellë dukuri te reja. Ne kemi hartuar modalitetet e programeve të studimit në Bachelor për Histori-Gjeografi, Bachelor në Histori e gjuhë gjermane, Bachelor në Gjeografi e gjuhë Italiane,  me parametrat e procesit të Bolonjës. Gjithashtu departamenti ynë realizon programet e studimit MSH në trashëgimi kulturore, MSH në Histori dhe doktoraturë në studime albanalogjike ( drejtimi histori).  Mendojmë se kemi realizuar praktikisht mundësinë e transferimit të krediteve midis departamenteve analoge brenda vendit, përfshirë dhe Fakultetin e Shkencave filologjike të UT, Gjithashtu në formatizimin e këtyre modaliteteve kemi patur parasysh situatat në universitete e tjera europiane në kushte të ngjashme.

Marëdhënie me tregun e punës
Sikurse është përmendur specifika e përgatitjes së studentëve si mësues të së nesërmes dhe kontakti i vazhdueshëm  me mësuesit aktualë në vazhdën e ndjekjes së praktikave, kanë bërë që departamentet  e fakultetit të kenë informacionin e nevojshëm  mbi shpërndarjen e të punësuarve. Fakulteti si strukturë e IAL ruan kontakte të vazhdueshme me drejtoritë rajonale arsimore ku merret informacion i ndërsjelltë i cili lidhet si me prioritet në përzgjedhjen e kuadrit,  nga drejtoria arsimore ashtu dhe nga ecuria ne jetë e ish studentëvet.Për të mos ja lënë spontanitetit,  në departamentet e FSHH  po punohet për përgatitjen e një  baze të dhënash me informacionet e nevojshme për të gjithë mësuesit  si të punësuar në sektorin publik ashtu edhe në atë privat

 

Numri i punonjësve mësimdhënës

Departamenti i Historisë e Gjeografisë ka një staf prej 11 pedagogësh të brendshëm dhe 1 laborant.
Përgjegjësi i Departamentit për vitet 2016-2020 është Prof.Dr. Roland Gjini.


Stafi akademik i brendshëm  përbëhet nga:

Nr

Emri

Mbiemri

Titulli

1

Roland

Gjini

Prof.Dr       (Histori)

2

Perikli

Qiriazi

Prof.Dr       (Gjeografi)

3

Qamil

Lirëza

Prof.As.Dr (Gjeografi)

4

Artan

Lila 

Dr                (Gjeografi)

5

Rudina

Uruçi 

Dr                (Gjeografi)

6

 

 

 

7

Vladimir

Tavanxhiu Prof.As.Dr (Gjeografi)

8

Zhuljeta 

Daja

Prof.As.Dr (Histori)

9

Rudina

Mita  

Prof.As.Dr (Histori)

10

Majlinda

Peza

Prof.As.Dr (Histori)

11

Riza

Hasa

Docent        (Histori)

12

Florinka 

Gjevori

MA              (Histori)