Departamenti i gjuhëve -italiane dhe frënge

Departamenti i Gjuhëve Frënge dhe Italianeështë një nga gjashtë departamentet e Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksander Xhuvani”, Elbasan.. Departamenti i Gjuhëve Frënge dhe Italiane është krijuar si i tillë pas ndarjes së Departamentit të Gjuhëve të Huaja në vitin 2008. Ky departament përbëhet nga dy grupe mësimore:
  1. Grupi mësimor i gjuhës frënge është përgjegjës për administrimin dhe lëshimin e Diplomës së Nivelit të Parë “Bachelor në Gjuhë frënge”.  Ai është themeluar në vitin 1998. Fillimisht me 35 studentë, nga auditorët e këtij departamneti kanë dalë ndër vite rreth 420 të diplomuar të cilët kanë plotësuar me sukses tregun e mësimëdhenies në qarkun e Elbasanit, por edhe më gjerë. Disa studentë, falë përgatitjes së bërë pranë këtij departamenti, ushtrojnë me sukses profesionin e mësimdhënies  në vende frankofone. Një pjesë e mirë e stafit të brendshëm dhe të jashtëm të këtij departamenti përbëhen nga studentë të formuar në gjirin e saj.
  1. Grupi mësimor i gjuhës italiane është përgjegjës për administrimin dhe lëshimin e Diplomës së Nivelit të Parë “Bachelor në Gjuhë italiane”. Ai është themeluar në vitin 2001 si nevojë për t’ju përgjigjur tregut të punës me specialistë të gjuhës italiane, jo vetëm në sektorin e arsimit, por edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë. Që nga viti i parë më 30 studentë, ky grup mësimor vazhdon të përgatisë me sukses specialistë të gjuhës italiane të cilët plotësojnë kërkesat e tregut në rritje për specialistë të kësaj gjuhe. Një pjesë e mirë e rreth 450 studentëve të diplomuar, janë përfshirë në studime më të thelluara të nivelit master dhe doktoraturë, duke dhënë një kontribut të vyer dhe cilësor në institucionet më të rëndësishme të mësimdhënies në qarkun e Elbasanit e më gjerë, që nga shkollat 9-vjeçare deri në universitet. Shumë prej tyre punojnë edhe në sektorin privat si përkthyes apo guida me synimin promovimin e vlerave të vendit.

 

Departamenti i gjuhëve frënge dhe italiane  mbulon mbi 27 disiplina që ofrohen në nivele të ndryshme në të gjitha degët e fakultetit të Shkencave Humane por edhe në fakultete të tjera. Departamenti është angazhuar në një punë intensive për përsosjen e planeve dhe programeve mësimore si dhe në përgatitjen e botimin e teksteve, leksioneve të parashkruara, për ta afruar sa më shumë nivelin e disiplinave që mbulon me ato bashkëkohore perëndimore.
Departamenti i gjuhëve frënge dhe italiane, aktualisht ka 10 pedagogë efektivë nga të cilët 1 As.profesor, 1 doktor shkencash, 2 pedagogë me titullin Docent, 2 pedagogë me diplomë Master në Francë, 6 pedagogë të përfshirë në studimet e thelluara të doktoraturës.
Gjithashtu në Departamentin e gjuhëve frënge dhe italiane  janë të angazhuar edhe pedagogë me shumë përvojë dhe grada shkencore të departamenteve të tjera të Fakultetit të shkencave humane të cilët realizojnë pjesën e programit mësimor që zhvillohet në gjuhën shqipe.
Stafi i jashtëm i Departamentit të gjuhëve frënge dhe italiane përbëhet nga 40 pedagogë. Ata përzgjidhen me konkurs duke vlerësuar përvojën dhe cilësinë e tyre në mësimdhënie si dhe angazhimin e tyre në kualifikimin pasuniversitar. Ata përballojnë me sukses një ngarkesë të konsiderueshme pedagogjike, si pranë Departamentit të gjuhëve frënge dhe italiane, por edhe në Departamente të tjera të Universitetit A. Xhuvani.
Departamenti i gjuhëve frënge dhe italiane, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave të Edukimit, është i përfshirë edhe në përgatitjen dhe diplominin e studentëve për titullin Master Profesional si mësues i gjuhes frënge dhe mësues i gjuhës italiane.
Gjithashtu, falë bashkëpunimit të frytshëm shumëvjeçar me Ambasadën Franceze në Tiranë dhe Institutin Italian të Kulturës, Departamentit të gjuhëve frënge dhe italiane ka bërë të mundur praninë e një pedagou francez dhe nje pedagogu italian të cilët japin kontributin e tyre në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies përgjatë gjithë vitit akademik.
Në sajë të bashkëpunimit me organizma të ndryshëm në Francë dhe Itali, Departamenti i gjuhëve frënge dhe italiane ka bërë të mundur që 2 studentë të fitojnë bursa të plota studimi për studime masteri në Francë si dhe 20 studentë kanë përfituar bursa afatshkurtra për aktivitete të ndryshme mësimore-kulturore në Francë dhe Itali.
Departamenti i gjuhëve frënge dhe italiane është përfshirë në projekte dhe aktivitete të Aleancës franceze, Istitutit Italian të Kulturës, Ambasadës italiane, TEMPUS-it, etj
Falë projektit Interreg 3, Tempus, Creativita shumë pedagogë janë specializuar për përmirësimin e metodave të mësimdhënies, për ristrukturimin e kurrikulave si edhe për rëndësinë e vlerave historike dhe kulturore të vendit. Vlen të përmendet fakti se falë tyre janë zhvilluar shumë veprimtari shkencore, konferenca, seminare, ëorkshop-e, përkthime etj të botuara në revista prestigjoze brenda dhe jashtë vendit.
Në projekin Creativita në bashkëpunim me Universitetin e Barit kanë marrë pjesë edhe shumë studentë, të cilët kanë marrë pjesë në kurse formimi si në Itali ashtu edhe në Shqipëri dhe kanë treguar seriozitet dhe shumë cilësi në përgatitjen e tyre.
Krahas procesit mësimor, Departamenti i gjuhëve frënge dhe italiane, i kushton një rëndësi të veçantë organizimit të aktiviteteve kulturore me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të studentëve të tilla si, shfaqje filmash, spektakle, përgatitje pjesësh teatrale, mbrëmje poetike, foto-novela, konkurse, promovime librash,udhetime me karakter kulturor, etj…

Disa prej studentëve të gjuhës italiane kanë marrë pjesë në kurset verore të organizuara nga Universiteti i Barit dhe Peruxhas. Në përgjithësi kurset verore i destinohen si specialistëve të gjuhës ashtu edhe studentëve të universitetit për të zhvilluar më tej njohuritë mbi gjuhën dhe kulturën italiane. Studentët e gjuhës italiane kanë bërë figurë shumë të mirë dhe pas kthimit kanë qenë vetë ato promovues të iniciativave të ndryshme dhe aktiviteteve të larmishme.
Tre nga studentët e Elbasanit: Hatixhe Korra, Aurel Dauti e Marsela Hoxholli kanë fituar çmime midis dhjetë më të mirëve në botë te konkurset “Scrivi con me”, “Poetar in italiano”Un evento in Italia”, që i drejtohen studentëve italianë pranë institucioneve universitare të huaja.
Departamenti i gjuhëve frënge dhe italiane disponon edhe një bibliotekë (salla 205) për studentët dhe pedagogët e gjuhës italiane si edhe një tjetër për studentët dhe pedagogët e gjuhës frënge (salla 214). Librat e bibliotekës janë kontribut i Istitutit Italian të Kulturës dhe Ambasadës franceze.
Stafi i Departamenti i gjuhëve frënge dhe italiane

Emri Mbiemri

Funksioni

Grada/Titulli

Adresa elektronike

Ardian Lami

Pergjegjes i Departamentit

Doktor i Shkencave

a This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Hasim Braja

 

Docent

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Alma Kashari

 

Lektor

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Anila Shehu

 

Doktorante

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Elda Talka

 

Prof.As.Dr

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Ardjana Braja

 

As.Prof.Dr

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Elona Ndoci

 

Doktorante

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Leonarda Myslihaka

 

Doktor i Shkencave

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Greta Robja

 

Doktorante

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Marjana Papamihali

 

Docent

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.