Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sportit

Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sportit u krijua në vitin 2012. Pararendëse e tij ka qenë Qendra Sportive Universitare, e cila u krijua në vitin 2003 dhe ka funksionuar si njësi me varësi direkte nga Rektorati i Universitetit. Kjo qendër, më herët ka qenë pjesë e Departamentit të Edukimit Fizik dhe Artistik. Qendra mbulonte të gjitha aktivitetet akademike dhe sportive të Universitetit.
Me Vendim të Këshillit të Ministrave, në vitin 2009, pranë FSHE u hap programi i studimit “Edukimi fizik dhe sporte”, që i parapriu edhe krijimit të departamentit. Ky program studimi synon përgatitjen cilësore të mësuesve të ardhshëm të edukimit fizik, në të dy ciklet e studimit (Bachelor dhe Master profesional në “Mësuesi për lëndët edukim fizik dhe sporte” me profil minor në edukim shëndetësor). Përfundimi i këtyre dy cikleve të studimit u krijon mundësi studentëve jo vetëm të diplomohen në këtë degë, por edhe të bëhen pjesë e mësimdhënies në sistemin tonë arsimor, apo të jenë pjesë e tërë tregut të edukimit sportiv e shëndetësor publik apo privat.
Departamenti është i kompletuar me staf akademik të kualifikuar. Në përbërje të tij ka Prof. Dr., Prof.As.Dr., Docent, ndërkohë që gjithë pjesa tjetër e stafit është në përfundim të kualifikimit doktoral.
Departamenti ka në programin e tij të mësimdhënies lëndë praktike, si: futboll, basketboll, volejboll, gjimnastikë, tenis, pingpong, not, ski etj., të cilat kanë afruar pranë tij “Mjeshtra sporti” apo figura të shquara të këtyre disiplinave në nivel kombëtar e ndërkombëtar.
Përveç programit të studimit “Edukim fizik dhe sporte”, ky departament mbulon të gjitha orët e aktiviteteve rekreative dhe sportive që zhvillohen në programet e tjera të studimit në UE.
Gjithashtu, Departamenti kujdeset për organizimin e mjaft veprimtarive sportive si brenda fakulteteve dhe Universitetit në tërësi, ashtu edhe në veprimtari me karakter mbarëkombëtar, si Universiadat e ndryshme dhe shkëmbimet sportive me universitetet e tjera të vendit dhe të huaja.
Stafi i brendshëm akademik i Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sportit

Nr.

Emër, mbiemër

Kualifikimi

Fusha dhe kurset universitare

E-mail

1

Edmond Bicoku

Dr.

Basketboll,Seminar kerkimor,Turizem

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

2

Ardian    Shingjergji

As.Prof.Dr

Teori dhe metotollogji e kerkimit,Sporti dhe Kultura, Aktivitete rekreative dhe Sport

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

3

Hysen     Domi

Docent

Volejboll,Edukim Olimpik

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

4

Arjan       Hyka

Docent (doktorant)

Atletike, Aktivitete rekreative dhe Sport

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

5

Muzi        Gjergji

Docent (doktorant)

Animacion,Not,Sport

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

6

Mimoza    Demiraj

Msc

Aktivitete rekreative dhe Sport

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

  7

Elisabeta  Karamelo

Msc

Gjimnastike,Aktivitete rekreative dhe Sport

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.