Departamenti i se Drejtes

Departamenti i së Drejtës është krijuar më 2013 pranë Fakultetit Ekonomik, nga një bazë e shëndoshë

pedagogësh të inkuadruar më parë si kërkues shkencorë dhe lektorë në Departamentin e Ekonomisë dhe së Drejtës. Qysh në fillimet e tij Fakulteti Ekonomik i UE është orientuar dhe ka patur objektiv kryesor kërkimin ndërdisiplinor. Kjo është reflektuar edhe në proçesin e mësimdhënies dhe kurrikulat e këtij Fakulteti ku më së pari janë aktivizuar kurrikulat Bachelor në “Ekonomia dhe e Drejta” dhe Master Profesional  “Ekonomia dhe e Drejta në Sektorin Publik”, si dhe masterin Shkencor “Ekonomia dhe e Drejta në Tregjet Ndërkombëtare”. Konsolidimi i Departamentit të së Drejtës solli kontekstualisht edhe aktivizimin e dy kurrikulave të reja siç janë programet Bachelor “Shkenca Juridike në Biznes” dhe “Shkenca Juridike në Sektorin Publik”, të cilat kanë një frymë të theksuar ndërdisiplinore.

Cilësia në mësimdhënie shkon paralel me përmbushjen e ojektivit tjetër madhor si njësi bazë e Fakultetit Ekonomik: Kërkimin Shkencor. Në këtë kuadër të gjithë antarët efektivë të Departamentit janë të angazhuar në projekte kërkimore të ndryshme, qoftë individuale në kuadër të proçesit kualifikues me qëllim fitimin e titujve dhe gradave, qoftë si pjesë e projekteve të ndryshme kërkimore, si brenda ashtu edhe jashtë UE. Vlen të përmendet fryma thelbësisht bashkëpunuese e antaërve të Departamentit me kolegë të shkencave ekonomike, duke u frymëzuar nga praktika e universiteteve më të mira perëndimore dhe ndërveprimit që ato kanë në njësitë e tyre bazë.