Departamenti i Ekonomiksit

Departamenti i Ekonomiksit mbulon programet e studimit: Bachelor në Informatikë Ekonomike dhe Master

Profesional në Informatikë Ekonomike. Programi i studimit Bachelor në Informatikë Ekonomike ka për qëllim të formojë specialistë në fushën e sistemeve të informacionit, të aftë të integrojnë zgjidhjet që ofron teknologjia e informacionit me ato të proçeseve të biznesit, për të plotësuar nevojat për informacion te biznesit dhe të institucioneve shtetërore, duke u mundësuar atyre arritjen e objektivave në një mënyrë sa më efiçente. Programi Master Profesional në Informatikë Ekonomike është një program ndërdisiplinor që ndërthur njohuritë e sistemeve të informacionit me njohuritë menaxhuese, operacionale brenda biznesit ose institucionit publik. I diplomuari, në fund të programit Master do të posedojë njohuri mbi projektimin e sistemeve të bazës së të dhënave, njohuri të specializuara të menaxhimit të të dhënave, të sigurisë, të sistemeve web, njohuri që e bëjnë mjaft fleksibël në tregun e punës. Nevoja në rritje gjatë dekadës së fundit për menaxherë me aftësi teknike, e bën këtë program studimi edhe më të kërkuar në treg.