Departamenti Financë – Kontabilitet

Departamenti i Finance- Kontabilitetit eshte krijuar ne vitin 2004, por dega Finance -Kontabilitet ne fakultetin

ekonomik kishte 2 vite qe ishte hapur e integruar ne departamentin e Administrim –Biznesit. Ne fillimet e tij Departamenti i finances kishte pak pedagoge dhe te rinj, por shume premtues qe e kane bere sot departamentin e finances nje shembull shume te mire te fakultetit ekonomik. Sot ky department numeron 10 pedagoge, nga te cilet 2 doktore shkencash ne finance dhe 8 pedagoge te tjere me diplome master shkencor ne finance dhe kontabilitet, dhe te gjithe ne prag te kualifikimit dhe mbrojtjes se doktoratures.Gjithashtu edhe shume pedagoge te jashtem te specializuar ne fushen e finances dhe kontabilitetit. Aktualisht, departamenti i Finance-Kontabilitetit mbulon 5 disiplina mesimore, te cilat i sherbejne studenteve per tu profesionalizuar ne fushen e finances dhe kontabilitetit, fushat me te nevojshme sot ne ekonomine e tregut. Ato jane si me poshte:

1.Bachelor ne Finance-Kontabilitet

2. Master Profesional ne Finance

3.Master Profesional ne Kontabilitet

4.Master Shkencor Drejtim Bankar

5. Master Shkencor Kontabilitet dhe Autidim

Keto disiplina mesimore kane ne permbajtje te tyre kurrikula te mire organizuara, te cilat kane treguar, ne vite se kane pergatitur financiere dhe kontabiliste te denje, duke qene se keto dege kane perthithur pothuajse gjithmone studentet me te mire te vendit.

Departamenti eshte i angazhuar ne nje pune intensive per persosjen e planeve dhe programeve mesimore, si dhe pergatitjen e botimeve, e tekseve shkollore dhe leksioneve per tu permiresuar cdo dite dhe per te afruar sa me shume nivelin e disipinave qe mbulon me ato bashkohore perendimore. Departamenti gjithashtu jep kontributin e tij shkencor e profesional në fusha e sektorë të ndryshëm të ekonomisë e bisnesit të vendit. Një kontribut i vlerësuar është në fushën e kërkimeve shkencore në formën e artikujve, monografive, konferencave shkencore, etj.