Lista e projekteve të Drejtorisë së Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë

I.  PROJEKTI ME TEMË: Kërkime dhe risi në mbështetje të rritjes dhe zhvillimit ekonomik në Shqipëri

KOHËZGJATJA:  2009 - 2012

INSTITUCIONET PJESËMARRËSE

•West Macedonia University

•Universiteti i Elbasanit, Fakulteti Ekonomik

•Universiteti i Tiranës

•Universiteti politeknik

•Universiteti “E. Çabej” Gjirokastër

•Universiteti “Fan Noli” Korcë

Read more...

UNIVERSITETI "ALEKSANDËR XHUVANI" PJESMARRËS NË PROJEKTIN E PËRBASHKËT NDËRKOMBËTAR MES 4 UNIVERSITETEVE EUROPIANE.

Nga data 22 qershor deri më 3 korrik 2011 pesë studentë të Fakultetit të Shkencave Humane, të programit të studimit “Master i shkencave në trashëgimi kulturore” dhe dy pedagogë shoqërues u përfshinë në projektin e përbashkët ndërkombëtar mes 4 universiteteve në lidhje me projektimin për rivlerësimin dhe ripërdorimin e pjesëve të qytetit dhe qendrave antike.

Projekti është i ndarë në dy faza dhe faza e parë u realizua në L’Hospitalet de l’Infant, Spanjë, një qytet i vogël bregdetar, buzë detit Mesdhe. Faza e dytë e projektit do të jetë në Massa Carrara (Toskanë), në Itali, nga data 10 shtator deri më 21 shtator 2011.

Read more...

Entrepreneurial learning

Aleksander Xhuvani University is engaged in a project with the regional institution of the South East European Centre for Entrepreneurial Learning (SEECEL) with a mission to promote inclusion of entrepreneurial learning and entrepreneurial literacy in the Higher Education. 

The starting point for an entrepreneurial society is to build entrepreneurial citizens with a positive attitude towards an entrepreneurial way of thinking. This is particularly important as studies have shown that “a maximum of 48 percent of higher-education institutions in Europe have entrepreneurship education. Based on survey results, it is estimated that more than half of Europe’s students at the higher educational level do not even have access to entrepreneurial. This means that about 11 million students have no opportunity to engage in in- or extra-curricular activities that can stimulate their entrepreneurial spirit” . Albanian institutions offer zero opportunities for the higher education students to theoretically or practically get involved in the entrepreneurial way of thinking. 

Read more...

Projekti "Forcimi i demokracisë pjesëmarrëse dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale nga të rinjtë në Shqipëri"

Te rinj pjesmarrës në vendimmarrje.

Projekti "Forcimi i demokracisë pjesëmarrëse dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale nga të rinjtë në Shqipëri" synon të inkurajojë pjesëmarrjen e të rinjve në procesin e vendim-marrjes në pushtetin lokal si një instrument efektiv në përmirësimin e llogaridhënies dhe transparencës së institucioneve vendore. Për më tepër, kjo iniciativë kërkon të inkurajojë njohuritë dhe të menduarit kritik të të rinjve mbi politikat dhe performancën e institucioneve të qeverisjes vendore.

Ky projekt organizohet nga European Movement in Albania (Lëvizja Europiane në Shqipëri) dhe është implementuar çdo vit me sukses për 4 vitet e shkuara në qytetet universitare të Shkodrës, Vlorës dhe Tiranës. Këtë vit është ftuar si partner edhe Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan. Njëkohësisht, ky projekt është në mbështetje të direktivavë të rektoratit lidhur me përfshirjen e studentëve në aktivitete të ndryshme më në qendër studentët.

Më konkretisht, projekti synon të:

1. Mbledh pikëpamjet dhe perceptimet e të rinjve mbi rolin dhe funksionimin e institucioneve të qeverisjes vendore, si një mjet që do të kontribuojë dhe ndikojë në hartimin e politikave më cilësore.

2. Edukojë brezin e ri mbi politikat vendore dhe inkurajojë pjesëmarrjen e tyre në qeverisjen vendore në 3 qytete të Shqipërisë (Elbasan, Shkodër dhe Vlorë) përmes leksioneve publike dhe aktiviteteve trajnuese.

3. Krijojë mundësi për studentët të vendosin kontakte dhe komunikim të drejtpërdrejtë me institucionet e qeverisjes vendore me qëllim për të kontribuar në mënyrë analitike në hartimin sa më të mirë të politikave vendore.

4. Forcojë kërkesën për llogaridhënie institucionale nga të rinjtë në Shqipëri.

Aktivitetet e projektit janë:

1. Zbatimi i pyetësorit mbi perceptimin e të rinjve mbi qeverisjen dhe politikat lokale. 

Periudha e zbatimit: Prill

2. Organizimi i një leksioni publik mbi demokracinë dhe pjesëmarrjen qytetare pranë ambienteve të Universitetit, ku i ftuar do të jetë një Ambasador (Ambasadori i Hollandës në Shqipëri) dhe një ekspert për rininë.  

Periudha e zbatimit: Maj

3. Organizimi i një seksioni trajnimesh mbi qeverinë lokale për të rinjtë

Periudha e zbatimit: Maj

4. Organizimi i një forumi televiziv në një nga mediat lokale me studentët dhe autoritetet lokale mbi të ardhmen e qytetit dhe mundësitë e zhvillimit të tij.

Periudha e zbatimit: Maj - Qershor

5. Periudha e praktikës në Bashkinë e Elbasanit 

Periudha e zbatimit: Prill – Maj - Qershor

6. Publikimi dhe shpërndarja e materialeve informuese mbi rolin e pushtetit lokal, rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve dhe kërkesës për llogaridhënie.

Periudha e zbatimit: Qershor

Projekti do të finalizohet me shpërndarjen e çertifikatave për studentët si dëshmi pjesëmarrjeje në këtë projekt.

Koordinatore projekti: 

Eriada Çela, M.A

Lenida Lekli, M.A

Kontakto me ne

Kontakto me ne ne adresen This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.