Fillon bashkëpunimi me Universitetin e Trakyas

Rektori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit Prof.Dr.Skender Topi priti në një takim një delegacion nga Universiteti i Trakyas në Turqi, në përbërje të të cilit ishin drejtori i Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë në këtë Universitet Murat Turkyilmaz dhe Këshilltari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Hilmi Ibar. Ky takim është zhvilluar në kuadër të nisjes së punës për implementimin e marrëveshjes së re të bashkëpunimit mes dy universiteteve të nënshkruar në Turqi në muajin shkurt. Rektori Skender Topi, pasi ka uruar mirëseardhjen, ka theksuar se Universiteti i Elbasanit ka nisur punën dhe diskutimin në të gjitha strukturat e tij, me qëllim përmbushjen e plotë të marrëveshjes së bashkëpunimit. Për këtë qëllim, gjatë vitit të ardhshëm akademik, në disa programe studimi, studentët do të kenë mundësi të zgjedhin si pjesë e kurikulës edhe gjuhën turke, si gjuhë e dytë me zgjedhje.  Stafi akademik për këtë qëllim do të mundësohet nga Universiteti i Trakyas. Ndërkohë të pranishmit diskutuan edhe në lidhje me programet e shkëmbimit të stafeve akademike dhe studentëve, mes dy universiteteve. Edhe në këtë drejtim u ra dakord që të nisë menjëherë përcaktimi i programeve të studimit ku do të bashkëpunohet në të ardhmen.  Një tjetër aspekt i rëndësishëm që u diskutua ka qenë edhe ai për mundësinë e aksesit që Universiteti i Elbasanit do të ketë në bibliotekën dixhitale të Universitetit të Trakyas, e cila është një ndër më të pasurat në mbarë rajonin.

Pas një takimit të përbashkët që u zhvillua në zyrën e Rektorit edhe me praninë e Dekanëve të Fakulteteve të Universitetit të Elbasanit, përfaqsuesit e Universitetit të Trakyas, kanë vizituar nga afër të gjithë Fakultetet, ku kanë biseduar me stafet drejtuese mbi mundësitë e bashkëpunimit reciprok.

6 studentë të Universitetit të Elbasanit në kuadër të programeve Erasmus zhvillojnë semestrin e dytë të studimeve në Universitetin e Krakow

Studenteve amerikane, gjermane, aziatike, bullgare dhe polake ne Universitetin Ekonomik te Krakow ne Poloni iu bashkuan edhe studentet e Fakultetit Ekonomik te Universitetit "Aleksander Xhuvani":

1.Enisa Guni

2.Xhulja Xhardo

3.Melisa Kacollja

4.Delina Gjeli

5.Ermir Cani

6.Skevi Paralloi

 

 

Rektori i Universitetit Prof.Dr. Skender Topi vizitë në disa Universitete në Turqi dhe Bullgari

Rektori i Universitetit të Elbasanit Prof.Dr.Skender Topi, ka zhvilluar një tur takimesh me homologët e tij të disa Universiteteve në Turqi dhe Bullgari. 

Ndalesa e parë e Rektorit Skender Topi ka qenë Universiteti i Trakyas në Turqi. Në këtë takim së bashku më Rektorin e këtij Universiteti Prof. Erhan Tabakoglu, është nënshkruar marrëveshja e re e bashkëpunimit mes dy institucioneve. Rektori Skender Topi ka theksuar se Universiteti i Elbasanit ka nisur përmbushjen e detyrimeve të tij nga kjo marrëveshje, duke ecur me shpejtësi drejt shkëmbimit të ndërsjelltë të stafeve akademike dhe studentëve, në atë të kërkimeve shkencore të përbashkëta, në projektet  në fushat e përcaktuara nga të dy palët.  Nga ana e tij edhe Prof. Erhan Tabakoglu është shprehur i gatshëm që të nisë një bashkëpunim intensiv mes Universitetit të Trakyas dhe atij të Elbasanit, bashkëpunim nga i cili do të përfitojnë të dy këto institucione të arsimit të lartë. Bashkëpunimi në kuadër të projekteve Erasmus ishte ndër pikat kryesore ku u fokusuan të dy Rektorët gjatë bisedës.

Një tjetër takim në Turqi i Rektorit Skender Topi ishte ai me Rektorin e Universitetit të Kırklareli Prof. Dr. Mustafa Aykaç. Gjatë këtij takimi është nënshkruar edhe marrëveshja e re e bashkëpunimit, e cila do të nisë implementimin menjëherë edhe në kuadër të projektit Erasmus. Të dy rektorët kanë konkluduar që të zgjerojnë fushat e bashkëpunimit, në pothuajse të gjitha programet e studimit që ekzistojnë në Universitetin e Elbasanit dhe atë të Kırklareli. 

Ndalesa e rradhës e Rektorit të Universitetit të Elbasanit ka qenë ajo në Universitetin për Ekonominë Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Bullgari. Në takimin e zhvilluar në këtë Universitet me Rektorin e tij Prof.Dr. Statty Visilev Stattev, Rektori Skender Topi  ka folur në lidhje me mundësitë dhe fushat e bashkëpunimit, në mënyrë të veçantë në aspektin e studimeve ekonomike. Marrëveshja e firmosur mes dy Universiteteve është një bazë e fortë e konkretizimit të këtij bashkëpunimi, i cili do të përfshijë në vetvete stafin akademik dhe studentët e secilës palë, si dhe mbështejen në kërkimin shkencor të pedagogëve në fushat me interes të përbashkët. 

Një tjetër takim në Bullgari ishte edhe ai i zhvilluar me Rektorin e Universitetit të Sofjes “Shën Klimend Ohridski”, Prof dr. Anastas Gerdjikov. Edhe në këtë takim dy rektorët të cilët kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve që përfaqsojnë, janë shprehur të gatshëm të nisin sa më shpejt implementimin e kësaj marrëveshjeje. Rektori Skender Topi ka theksuar se objektiv i tij në drejtim të Universitetit të Elbasanit, është hapja e një ere të re bashkëpunimi me Universitetet homologe në Europë dhe në botë, me qëllim kthimin e Universitetit në një qendër të fuqishme, jo vetëm kërkimore shkencore, por edhe të bashkëpunimit ndërarsimor e ndërkulturor. 

Po kështu gjatë vizitës së Bullgari Rektori i Universitetit të Elbasanit Prof.Dr.Skender Topi ka zhvilluar një takim me Rektorin e Universitetit të South-West “Neofit Rilski” në Bllagoevgrad, Prof.Asc.Dr. Borislav Yurukov. Edhe në këtë takim dy Rektorët kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy Universiteteve, marrëveshje e cila përcakton shkëmbimin e ndërsjelltë të eksperiencave dhe stafeve. 

 

Vazhdon marrëveshja e bashkëpunimit mes Universitetit të Elbasanit dhe Korpusit të Paqes në Shqipëri

Keto dite gjate nje takimi te organizuar nga Menaxheri i Edukimit te Korpusit te Paqes ne Shqiperi Z. Agim Dyrmishi ne Universitetin “Aleksander Xhuvani” ne Elbasan, me Rektorin Prof. Dr. Skender Topi, u firmos rinovimi i marreveshjes se bashkepunimit midis ketyre dy institucioneve. Ky bashkepunim ka filluar qe ne vitin 1994 me hapjen e deges se anglishten prane universitetit te Elbasanit, ku kontribuan edhe dy vullnetaret e pare.

Qe prej asaj periudhe Universiteti i Elbasanit ne baze te marreveshjeve te nenshkruara, ka mirepritur 7 vullnetare te sektorit te edukimit qe i jane atashuar departamentit te gjuhes angleze, si dhe 10 vullnetare te tjere qe kane dhene mesim ne kete universitet me kohe te pjesshme. Gjate kesaj periudhe bashkepunimi, disa pedagoge te departamentit te gjuhes angleze, kane patur mundesine e trajnimeve te ndryshme te organizuara nga Korpusi i Paqes.

Gjithashtu ky departament, ka patur mundesine e perfitimit te projekteve nga “Small Projects Assistance”, qe kane konsistuar ne krijimin e nje biblioteke burimore dhe nje laboratori perkthimi prane ketij departamenti.

 

DREJTORIA E KOMUNIKIMIT DHE MARËDHËNIEVE ME JASHTË

Kjo zyrë punon për të tërë universitetin kryesisht në fushën e çështjeve ndërkombëtare. Ajo organizon veprimtari me studiues, vizitorë, lektorë të ftuar, merret me hartimin e projekteve, përkrah bashkëpunimin, etj. Disa nga shërbimet që ofron kjo zyrë janë:

- Informacion rreth universitetit

- Koordinon projekte të ndryshme dhe bursa

- Organizon evenimente sociale dhe dreka pune me të huajt dhe të ftuar të tjerë

- Përmirëson kontaktet ndërmjet universiteti tonë dhe homologëve të huaj dhe shqipëtarë

- Përmirëson kontaktet ndërmjet studentëve tanë dhe atyre të huaj

- Prezanton profesorët dhe studentët e huaj me kulturën shqipëtare dhe vendin tonë

- Organizon veprimtari të ndryshme si, Java Ndërkombëtare e Arsimit, Java Kulturore Italiane, Dita Europiane, veprimtari të Frankofonisë, Projektet Intership, Panairin e Punës etj.

 

DREJTORIA E KOMUNIKIMIT DHE MARËDHËNIEVE ME JASHTË

Kjo zyrë punon për të tërë universitetin kryesisht në fushën e çështjeve ndërkombëtare. Ajo organizon veprimtari me studiues, vizitorë, lektorë të ftuar, merret me hartimin e projekteve, përkrah bashkëpunimin, etj. Disa nga shërbimet që ofron kjo zyrë janë:

- Informacion rreth universitetit

- Koordinon projekte të ndryshme dhe bursa

- Organizon evenimente sociale dhe dreka pune me të huajt dhe të ftuar të tjerë

- Përmirëson kontaktet ndërmjet universiteti tonë dhe homologëve të huaj dhe shqipëtarë

- Përmirëson kontaktet ndërmjet studentëve tanë dhe atyre të huaj

- Prezanton profesorët dhe studentët e huaj me kulturën shqipëtare dhe vendin tonë

- Organizon veprimtari të ndryshme si, Java Ndërkombëtare e Arsimit, Java Kulturore Italiane, Dita Europiane, veprimtari të Frankofonisë, Projektet Intership, Panairin e Punës etj.

 Më datë 02.10.2009 është krijuar me propozim të Rektorit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”,  prof.dr. Liman Varoshi Bordi i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë si më poshtë:

 

1. Ema Kristo                            Drejtore e marrëdhënieve me jashtë

 

2. Dhurata Turku                    Specialisti i Drejtorisë së Marrëdhënieve me 

Jashtë

 

2. Evis Kushi                              Fakulteti Ekonomik

 

3. Armando Shëngjergji              Fakulteti i Shkencave të Edukimit

 

4. Besa Simitciu                         Fakulteti i  Shkencave Humane

 

5. Fatos Gjata                            Fakulteti i Shkencave Humane

 

6. Altin Gjevori                           Fakulteti i Shkencave Natyrore

 Secili anëtar i bordit kujdeset për plotësimin e kërkesave të fakulteteve për organizimin e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare të miratuara nga rektori brenda dhe jashtë vendit duke hartuar së bashku programet përkatëse.  Bordi ndjek gjithashtu realizimin e bursave jashtë shtetit për pedagogë dhe studentë në kuadrin e marrëveshjeve ndërshtetërore, ndëruniversitare, programe ndërkombëtare në të cilat universiteti i Elbasanit merr pjesë.

Drejtori mban lidhjet me koordinatorët përkatës (anëtarët e bordit) dhe informon rektorin për aktivitete që parashikohen dhe projektet e mundshme. Së bashku me specialistin ndjekin realizimin e projekteve Tempus dhe projekteve të tjera ndërkombëtare, si dhe mbajnë lidhje me zyrën Tempus pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të shkëmbyer informacionin e nevojshëm.

Bordi ndjek ecurinë korrekte dhe mbledh të dhënat për projekte të vogla sipas fakultetit përkatës. Këto të dhëna i raportohen drejtorit, i cili ia përcjell më pas rektorit.

Secili anëtar mbledh informacion për projektet e komunitetit evropian dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare. Drejtori kujdeset për njohjen e Universitetit të Elbasanit jashtë shtetit si dhe në bashkëpunim me specialistin ndjek korrespodencën e këtij universiteti me jashtë.

Për të realizuar këto detyra bordi i marrëdhënive me jashtë mblidhet një herë në muaj, përjashtuar rastet e vecanta të cilat diktojnë mbledhje më të shpeshta.