Lajmerim per test Toeic


Njoftohen te gjithë studentët se provimi i TOEIC L&R për muajin janar zhvillohet më datë 26.01.2013. Ora 14:00. Regjistrimet bëhen tek pedagoge Monika Hodaj.  

e-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Per te tjera informacione
Tel ne:+355 69 20 62 100

e-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.        
         www.sta-edu.com     

 

Regjistrimet mbyllen ne 25/01/2013

 



 

TARIFAT E SHËRBIMEVE QË OFROHEN NGA UNIVERSITETI

Duke filluar nga 01.08.2012 për shërbimet që ofrohen nga Universiteti tarifat janë si më poshtë:

 

Nr.

Emërtimi

Llogaria

Tarifa
në lekë

1

Vërtetime diplomimi

7110199

500

2

Certifikatë notash

7110199

1,000

3

Programe mësimore   - për  1 program

7110199

 200

4

Verifikim diplome

7110199

2,000

5

Konfirmim dokumentesh

7110199

500

6

Librezë studenti

7113006

500

7

Diplomë me suportin e saj

7113006

3,500

Për secilin nga tarifat e mësipërme tërhiqet FORMULARI PËR ARKËTIM pranë Drejtorisë ekonomike – Zyra e shërbimit financiar.

“PËR HAPJEN E PROCEDURËS SË APLIKIMIT PËR REGJISTRIMIN NË SISTEMIN ME KOHË TË PJESSHME, VITI AKADEMIK 2012 – 2013”

Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan shpall hapjen e procedurës së aplikimit të kërkesave për kandidatët që dëshirojnë të vijojnë programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme në UE.
1.Procedura e aplikimit të kandidatëve në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme në UE të fillojë më datë 17. 19.2012, prej orës 800 - 1600. Ky proces mbyllet më 10.10.2012 ora 1600
2.Aplikimi për regjistrim të bëhet pranë sekretarive mësimore të fakulteteve e shoqëruar me dokumentacionin e mëposhtëm:
-Për program të parë  studimi
•Fotokopje e noterizuar e diplomës së maturës shtetërore dhe certifikatës së notave, ose ndonjë dëftesë/diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të në Shqipëri. Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme para vitit 2011, të dorëzojnë fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme, së bashku me vërtetimin e Agjencisë Kombëtare të Provimeve që është kalues në provimet me zgjedhje. 
Në qoftë se kandidati nuk ka diplomë të maturës shtetërore apo dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, të paraqesë dublikatë të saj të lëshuar nga Drejtoria arsimore rajonale/ Zyra Arsimore përkatëse ose listën e notave të shkollës së mesme lëshuar nga Arkivi i Shtetit. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2011, të dorëzojnë edhe vërtetimin e Agjencisë Kombëtare të Provimeve që është kalues në provimet me zgjedhje.
 
•Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) dhe fotokopje të tyre. Në dosje mbahet fotokopja e kartës së identitetit ose pasaportës.
•2 fotografi.
•Mandate arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1,600 lekë.
•Deklaratë që vërteton se kandidati nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi me kohë të plotë ose të pjesshme në IAL publik.
 
-Për program të dytë  studimi
•Diplomë e lëshuar nga Institucionet e Arsimit të Lartë (fotokopje e noterizuar) , diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit  (fotokopje e noterizuar), të vlerësuar si të barasvlershme me të në Shqipëri.
•Fotokopje e noterizuar e diplomës së maturës shtetërore dhe çertifikat të notave, ose ndonjë dëftesë/diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të në Shqipëri. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2011, të dorëzojnë fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme.
•Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) dhe fotokopje të tyre. Në dosje qëndron fotokopja e kartës së identitetit ose pasaportës.
•2 fotografi.
•Mandate arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1,600 lekë.
•Deklaratë që vërteton se kandidati nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi me kohë të plotë ose të pjesshme në IAL publike.
3.Pagesa e mandat arkëtimit për tarifën e regjistrimit të kryhet pranë Postës shqiptare sipas Formularit për arkëtim të publikuar në  www.uniel.edu.al rubrika INFORMACIONE/njoftime
4.Programet e studimeve për Ciklin e parë të studimeve me kohë të pjesshme për vitin akademik 2012 – 2013 janë të publikuar në  www.uniel.edu.al rubrika PRANIMET/ Programet e studimit në UE.
 

“ Për fillimin e regjistrimeve në Ciklin e Dytë të studimeve me kohë të plotë “Master shkencor” dhe “Master Profesional” për vitin akademik 2012-1013 në UE”

Në mbështetje të Ligjit Nr. 9741, date 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, me ndryshimet, Udhëzimin e Ministrit të MASH nr. 21 datë 12.09.2012, njoftojmë :

 

1.Të gjithë të interesuarit që kërkojnë të studiojnë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan në programet e studimit për “Master i shkencave” dhe “Master Profesional”, se aplikimet fillojnë nga data 10.09.2012 deri me datë 25.09.2012 nga ora 8.00  deri në orën 16.00 pranë sekretarive mësimore të fakulteteve. Çdo aplikant duhet të paraqesë personalisht dokumentet:

a)Fotokopje të noterizuar të diplomës së ciklit të parë të studimeve të shoqëruar me listën origjinale të notave.

b)Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) dhe fotokopje të tyre. Në dosje mbahet fotokopja e kartës së identitetit ose e pasaportës.

c)Fotografi 2 copë

d)Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 2500 lekë

e)Deklaratë e kandidatit që vërteton se nuk ndjek program tjetër studimi të ciklit të dytë, “Master i shkencave” dhe “Master profesional” në IAL publik.

2.Pagesa e mandat arkëtimit për tarifën e regjistrimit të kryhet pranë Postës shqiptare sipas Formularit për arkëtim të publikuar në  www.uniel.edu.al rubrika INFORMACIONE/njoftime

3.Programet e studimeve për Ciklin e dytë “Master profesional” e “Master shkencor” për vitin akademik 2012 – 2013 janë të publikuar në  www.uniel.edu.al rubrika PRANIMET/ Programet e studimit në UE.