Logo

Hapet thirrja për aplikim për mobilitetin e studentëve në Universitetin e Krakovit, Poloni

Ju njoftojmë se është hapur thirrja për aplikim për bursa studimi për studentë, në kuadër të projektit International Credit Mobility (Erasmus+) të fituar nga Universiteti ynë në bashkëpunim me Universitetin e Krakovit, në Poloni. Ftohen të aplikojnë të gjithë studentët e interesuar të Fakultetit Ekonomik.

Detaje të mobilitetit:

Periudha e mobilitetit do të zhvillohet gjatë semestrit të dytë, të vitit akademik 2018-2019 me një kohëzgjatje prej 5 muajsh. Studentët fitues do të përfitojnë një bursë mujore si dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit, sipas përcaktimeve në marrëveshjen e mobilitetit.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Dokumentacioni i sipër kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht, pranë Drejtorisë së Koordinimit dhe Marrdhënieve me Jashtë, në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ose mund të dërgohen në adresën e e_mail : Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Afati i fundit për aplikim është data 30 nëntor 2018!

Ju urojmë suksese!